LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini fiton me rikthim ndaj Malishevës

Dukagjini fiton me rikthim ndaj Malishevës

Dukagjini e ka nisur me fitore stinorin pranveror në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Malishevën me rikthim me rezultat 2-1.

Ishte skuadra mysafire e cila kaloi e para në epërsi falë super talentit Drilon Hazrollaj.


Sulmuesi anësorë realizoi gol të bukur në minutën e 44-të për epërsinë e mysafirëve 0-1 dhe me këtë epërsi u mbyllën 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë klinasit u futën fuqishëm duke kërkuar me ngulm golin e barazimit.

Ishte minuta e 58-të kur Iljasa Zulfiu realizoi për të barazuar shifrat në 1-1. Vetëm shtatë minuta më vonë transferimi i ri i klinasve, Paulo Silva realizoi për epërsinë 2-1.

Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati përkundër se dy skuadrat kishin disa raste dhe Dukagjini ndali tre pikët në shtëpi.

Me këtë fitore Dukagjini vazhdon të jetë në pozitën e gjashtë me 27 pikë, derisa Malisheva është një pozitë më lartë me dy pikë më shumë.

Në ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan në udhëtim te Llapi, derisa Malisheva para adhuruesve të vet Fushë Kosova. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori