LAJMI I FUNDIT:

Duhej të pushonte pesë javë, Muriqi tregon se si arriti të rikthehej në kohë rekord në fushë

Duhej të pushonte pesë javë, Muriqi tregon se si arriti të rikthehej në kohë rekord në fushë

Vedat Muriqi ka befasuar të gjithë kur u rikthye në kohë rekord pas lëndimit të pësuar.

Sulmuesi prizrenas kishte pësuar një lëndim ndaj Kasimpasas gjë që i pamundësoi të luante edhe me Përfaqësuesen e Kosovës dy ndeshjet e fundit ndaj Çekisë dhe Anglisë.


Mjekët në Turqi i thanë se do të mbetet pesë deri në gjashtë javë jashtë fushave, mirëpo Muriqi është rikthyer në kohë rekord dhe ka luajtur për Fenerbahcen.

Muriqi u grumbullua dhe luajti në pjesën e dytë ndaj Gotzepes, duke dhënë një kontribut të madh pasi asistoi në golin e barazimit 2-2 që e shënoi Gary Rodrigues.

“Lëndimi që kisha fillimisht parashihej që të mbetesha jashtë fushës pesë deri në gjashtë javë. Ekipi mjekësor në Fenerbahce ka bërë një punë shumë të madhe pasi ditë e natë janë përkujdesur për mua dhe kjo bëri që të rikthehem në fushë”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes.

25-vjeçari flet edhe për asistimin që dha për shokun e skuadrës Gary Rodrigues.

“Për tu shëruar 100% nga lëndimi nevojitet një kohë më e madhe, mirëpo dëshira ime e madhe ishte të jem në fushë për këtë takim”.

“Kam pasur dhimbje të lehta, por më e rëndësishme është që luajta. Për ne sulmuesit nëse kontribuojmë për golat e skuadrës është shumë e mirë”.

“Kemi qëndruar së bashku si skuadër dhe shpresojmë që të jemi edhe javën e ardhshme kështu që të rikthehemi te fitoret”, deklaroi Muriqi për mediat turke pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori