LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me video-mesazh për shqiptarët: Tirana ka vend të veçantë në zemrën time, do të vij shumë shpejt

Dua Lipa me video-mesazh për shqiptarët: Tirana ka vend të veçantë në zemrën time, do të vij shumë shpejt

Ditë më parë, e përditshmja britanike The Guardian, publikoi një artikull të gjatë dhe promovues për turizmin e Shqipërisë.

Duke e cekur si një nga destinacionet që britanikët ia vlen të vizitojnë sivjet, mediumi i famshëm anglez shkroi ndër të tjerash se kryeqyteti, Tirana, do të jetë nikoqir i koncerteve të artisteve shqiptare me renome botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa.


Kjo e fundit, e cila u gjend për pushime verore vitin e kaluar në Shqipëri, përmes një video-mesazhi dërguar shqiptarëve, i ka përshëndetur të gjithë bashkëkombësit e saj, duke konfirmuar se së shpejti do të jetë në shtetin amë për një koncert.

The Guardian shkruan për Shqipërinë: Rita Ora dhe Dua Lipa do të mbajnë sivjet koncerte në Tiranë
Lexo po ashtu The Guardian shkruan për Shqipërinë: Rita Ora dhe Dua Lipa do të mbajnë sivjet koncerte në Tiranë

“Përshëndetje çuna, përshëndetje kryebashkiakut Erion. Shpresoj që po kaloni të gjithë mirë! Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festës tuaj të madhe që do të zgjasë në të gjithë vitin në Tiranë, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Tirana mban një vend special në zemrën time, jo vetëm prej rrënjëve të mia shqiptare, por gjithashtu dhe për atmosferën pozitive dhe energjinë e mrekullueshme. Tirana është si një shtëpi për mua dhe dua që e gjithë bota ta dijë. Kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar Evropës talentin dhe potencialin e rinisë shqiptare. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve në Tiranë dhe jam e sigurt që secila prej tyre do jetë një sukses. Mezi pres të jem aty me ju me miqtë e mi dhe të bashkohemi në festën tuaj por deri atëherë ju dërgoj shumë puthje”, thotë ndër të tjerash interpretuesja e hitit “New Rules”.

Tutje, ajo e mbyll videomesazhin duke iu uruar fat organizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit “Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

“Tirana ka një vend të veçantë në zemrën time. Në Tiranë e ndjej veten si në shtëpi. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve dhe jam e sigurt që do të jenë një sukses i garantuar. Ju dua shumë”, tha Dua Lipa.

26-vjeçarja përndryshe ka mbajtur për herë të fundit koncert në Shqipëri në gushtin e vitit 2016, gjersa në Kosovë në gushtin e vitit 2018 – në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Dua Lipa në Prishtinë, gusht 2018 (Foto: MTI/EPA)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori