LAJMI I FUNDIT:

The Guardian shkruan për Shqipërinë: Rita Ora dhe Dua Lipa do të mbajnë sivjet koncerte në Tiranë

The Guardian shkruan për Shqipërinë: Rita Ora dhe Dua Lipa do të mbajnë sivjet koncerte në Tiranë

E përditshmja britanike The Guardian, ka publikuar të shtunën një artikull promovues për turizmin në Shqipëri.

Nën titullin “Turistët në Mbretërinë e Bashkuar shkojnë në Shqipëri për ‘ndjenjën ekzotike’ pa fluturime të gjata”, mediumi i famshëm në Angli ka treguar disa nga arsyet se pse britanikët duhet ta vizitojnë shtetin shqiptar për pushime.


“Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë po parashikojnë se vendi i Ballkanit juglindor do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar”, ka shkruar The Guardian.

The Guardian promovon Gjirokastrën, si një nga destinacionet më turistike të Shqipërisë (Foto: Jesse Kraft/Alamy)

Ndër të tjerash, duket se arsye më e veçantë e britanikëve për të vizituar këtë vend, është edhe njohja me origjinën e artisteve shqiptare me famë botërore: Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat që të dyja u rritën dhe bënë karrierë në Mbretërinë e Bashkuar.

The Guardian përmend Duan, Ritën dhe futbollistin Armando Broja, ndikuan në rritjen e profilit të vendit, si yje të listës A që nuk hezituan të bëjnë vizita në Shqipëri ndër vite.

Rita Ora mbulon fytyrën me pëlhurë të zezë që të mos duket, ndërsa endet në Aeroportin e Sydneyt
Lexo po ashtu Rita Ora mbulon fytyrën me pëlhurë të zezë që të mos duket, ndërsa endet në Aeroportin e Sydneyt

“Diaspora e madhe shqiptare e Mbretërisë së Bashkuar dhe kampionët dhe këngëtaret e famshme, si futbollisti i ekipit të Southampton, Armando Broja dhe yjet e popit Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë ndihmuar më tej në ngritjen e profilit të vendit”, shkruan gazeta britanike.

Teksa janë cekur disa nga destinacionet më turistike për t’u vizituar dhe mbetjet e veçanta të Shqipërisë si bunkerët apo qytetet antike, mediumi britanik nuk ka kaluar pa përmendur edhe kryeqytetin, Tiranën.

Bunkeri i regjimit komunist në brigjet e Adriatikut (Foto: Gent Shkullaku/AFP/Getty)

Gazeta shkruan se Tirana do të jetë sivjet nikoqire e koncerteve të artisteve të lartpërmendura, të cilat me sukseset e tyre mbarëbotërore e kanë vendosur Shqipërinë dhe Kosovën në hartat globale.

“Ka shumë për të parë dhe bërë në Tiranë, e cila është e sigurt, e kalueshme dhe ndihet e zhurmshme pa u pushtuar nga turistët. Ka një skenë të lulëzuar baresh dhe restorantesh, veçanërisht në rrethin e Bllokut, dhe shumë muze për t’u vizituar. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 dhe do të presë një program aktivitetesh arti dhe kulinarie, si dhe koncerte nga: Dua Lipa dhe Rita Ora”, shkruhet ndër të tjerash në artikullin promovues të The Guardian për Shqipërinë.

Dua Lipa përndryshe ishte vitin e kaluar në Shqipëri për pushime verore me familjen e saj, gjersa hera e fundit kur ajo ka mbajtur koncert në Tiranë ka qenë vera e vitit 2016.

Dua Lipa gjatë koncertit në Tiranë, 2016 (Foto: Twitter)

Ndërkohë, Rita Ora kishte performuar në Shqipëri për herë të parë në një koncert gjigant të mbajtur më 28 nëntor 2012, në nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas në një koncert të dytë gjashtë vite më vonë, në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/

Rita Ora gjatë koncertit në Tiranë, qershor 2018 (Foto: Arkiv)

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Familja e Bianca Censorit ka frikë se Kanye West do ta tërheqë atë në filma për të rritur

Familja e Bianca Censorit ka frikë se Kanye West do ta tërheqë atë në filma për të rritur

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori