Ashtu siç kishte paralajmëruar, artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, solli të enjten këngën e saj më të re "Swan Song".

Kënga në fjalë është njëherësh kolona zanore e filmit "Alita: Battle Angel", i cili ka premierën këtë vit.


GettyImages 1076117160

Vet Dua është shprehur shumë e entuziazmuar për këtë projekt muzikor, i cili e ka sjell më ndryshe në interpretim artisten shqiptare.

“‘Alita: Battle Angel’! Kënga zyrtare nga filmi 'Alita', e realizuar me ndihmën e miqve të mi Justin, Kennedi, Junkie XL dhe Mattman & Robin. Jam shumë krenare që jam përfshirë në këtë film të mrekullueshëm më një protagoniste femër të fortë”, kishte shkruar këngëtarja javë më parë në Instagram.

icannotknow 24 1 2019 15 11 3 282

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Dua këtë radhë shfaqet mjaft artistike me plot elemente mistike, dhe që e sjell artisten në performancën e një vajze superheroinë.

“Alita: Battle Angel” është një film aksion kibernetik i bazuar në veprën e Battle Angel Alita që në Japoni njihet si Gunnm.

James Cameron dhe Jon Landau janë producentë të filmit me regji të Robert Rodriguezit, ndërsa skenarin e ka shkruar Cameron me Laeta Kalogridis. Rosa Salazar, Christoph Waltz, Jennifer Connelly, Mahershala Ali, Ed Skrein, Jackie Earle Haley e Keean Johnson luajnë në rolet kryesore.

Premiera e këtij filmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është caktuar për datën 14 shkurt 2019. /Telegrafi/

GettyImages 1072317928