Don Xhoni përballet me një moment tensioni me një fans gjatë koncertit, por vazhdon performancën

Reperi i njohur, Don Xhoni, ka përjetuar një moment të tensionuar gjatë performancës së tij në Gjakovë, si pjesë e turneut pas suksesit të albumit të fundit.
Gjatë koncertit, një person nga publiku duket se e ka provokuar artistin, megjithëse nga videot e publikuara në rrjetet sociale nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Në reagim ndaj situatës, Don Xhoni i ka hedhur pijen personit në fjalë.

Në ato çaste, në skenë është afruar edhe vëllai i reperit, Leonardi, por Don Xhoni ka ndërhyrë menjëherë duke e ndalur, me qëllim që situata të mos përshkallëzohej.
Pas këtij momenti, reperi ka zgjedhur të vazhdojë koncertin dhe e ka menaxhuar situatën pa e kthyer në një përplasje më të madhe.
Ai ka vijuar performancën normalisht, teksa publiku ka vazhduar ta shijojë atmosferën e krijuar.
Videoja e incidentit është shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë diskutuar për momentin e krijuar gjatë koncertit. /Telegrafi/
@merttt.77 Abi auf 180 #fy #viral #🇦🇱 #07 ♬ Originalton - Mert



















































