Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të shafqet plot stil dhe bukur.

Ajo gjithnjë tenton të jetë në hap me kohën jo vetëm me këngët që i publikon, por edhe në hap me modën.


Së fumdmi Dua spikati me paraqitjen e saj në Teen Awards të BBC, ku u shfaq me një fustan të Alessandra Rich, fustan ky në formë lulesh ngjyrë portokalli, i cili në pamje të parë nuk duket interesant, por në trupin e Duas përshtatet në mënyrë fenomenale.

dua 1 1

Ky fustan kushton hiç më pak se 2155 euro, një shumë që natyrisht për Dua Lipën nuk është problem.

Dua ka pasur vitin më të suksesshëm në karrierë me albumin e saj "Dua Lipa" që arriti të kryesojë top listat në Britani dhe të konkurrojë me albumin e Ed Sheeran.

dua lipa 2 2

"New Rules" ishte hiti më i madh i bukuroshes i cili erdhi me klip interesant që u bë viral.

Dua Lipa po ashtu pati një turne shumë të suksesshëm, ku ishte pjesë e performancave me Coldplay dhe Bruno Mars. /Telegrafi/

dua lipa 1