LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shihet me miqtë e saj në New York pas raportimeve se ka nisur një romancë me Trevor Noahn

Dua Lipa shihet me miqtë e saj në New York pas raportimeve se ka nisur një romancë me Trevor Noahn

Dua Lipa doli për një natë argëtuese në qytet me disa miq të saj, Mark Ronson dhe gruan e tij, Grace Gummer, në New York të premten (30 shtator).

Lidhja miqësore, e cila me sa duket përfshinte një ndalesë për darkë, vjen dy ditë pasi ajo ishte parë në një takim darke me komedianin dhe prezantuesin e “Daily Show” Trevor Noah, shkruan DailyMail.


Lipa, 27 vjeçe, tregoi sensin e saj të modës në një veshje tërësisht të zezë, kur doli e vetme për natën e saj me miqtë në Manhattan.

Ylli i “New Rules” ishte veshur me një trupore që jepte një vështrim të mesit të saj me një hapje me rripa përgjatë barkut.

Me rënien e temperaturave dhe shiun në horizont, këngëtarja u mbulua me një pallto të gjerë që i ra pothuajse deri te kyçet e këmbëve të saj ndërsa mbante një çantë të madhe lëkure. Ajo kompletoi dukjen me një palë atlete të zeza, syze dielli.

Të mërkurën, Lipa dhe Noah u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar gjatë darkës së tyre komode në restorant xhamajkan.

Ata dukeshin se kishin kimi mes tyre, veçanërisht kur e mbyllën mbrëmjen e tyre së bashku me një puthje dhe përqafim të ëmbël përpara se të nisnin rrugët e tyre të ndara.

Nata e takimit të tyre vjen pas njoftimit të Noahs se ai po largohet nga shfaqja e tij prej shtatë vitesh “Daily Show”.

Pavarësisht gjithë muhabetit, People raportoi se dyshja po e mbajnë marrëdhënien e tyre platonike, me një burim tha se ata janë ‘thjesht miq’.

Page Six kishte një qëndrim të ndryshëm për darkën e tyre dhe raportoi se lidhja e tyre është në fazat e hershme të takimit, por nuk i quajti ata çift.

Një tjetër burim zbuloi që ishte ‘padyshim një takim’ dhe se komediani ishte ‘një zotëri’ gjatë gjithë mbrëmjes.

“Ka padyshim interes në të dy anët”, këmbënguli burimi i Page Six.

Romanca e fundit e njohur e Lipës ishte me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç. Ata u ndan në dhjetor 2021 pas më shumë se dy vitesh si çift.

Dua Lipa duket magjepsëse teksa merr pjesë në ceremoninë inauguruese të fondacionit të George Clooneyt pasi u pa në darkë me Trevor Noah
Lexo po ashtu Dua Lipa duket magjepsëse teksa merr pjesë në ceremoninë inauguruese të fondacionit të George Clooneyt pasi u pa në darkë me Trevor Noah

Noah u takua për herë të fundit me aktoren Minka Kelly, 42 vjeç, por ata shkuan rrugët e tyre majin e kaluar pasi ishin bashkë që nga viti 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori