LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shfaqet plot stil dhe shik në stuhinë dimërore të New Yorkut

Dua Lipa shfaqet plot stil dhe shik në stuhinë dimërore të New Yorkut

Dua Lipa u mbështjellë dhe qëndroi e ngrohtë me një pallto elegante me përmasa të mëdha të premten teksa doli për të bërë pazar në New York, ku po binte borë.

Këngëtarja 26 vjeçe, e mbajti qetësinë në një pallto të madhe, të cilën e kishte veshur sipër një bluze të kaltër dhe një palë getave të zezave.


Dua u pa e buzëqeshur teksa përballonte kushtet e dimrit duke mbajtur një qese letre dhe duke u nisur drejt një automjeti të zi, shkruan DailyMail.

Artistja me origjinë shqiptare e kompletoi veshjen e saj me pantallona të rehatshme dhe syze dielli shumë të mëdha me ngjyrë të errët.

Nominimet për iHeart Radio Music Awards 2022: Dua Lipa dhe DJ Regard sërish të nominuar në nga dy kategori
Lexo po ashtu Nominimet për iHeart Radio Music Awards 2022: Dua Lipa dhe DJ Regard sërish të nominuar në nga dy kategori

Këngëtarja, e cila do të nisë së shpejti turneun e saj të koncerteve “Future Nostalgia”, i mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë dore të zezë dhe i lidhi flokët e saj brune në një bisht të gjatë.

Dua, e cila dukej se ishte pa makijazh, tregoi dukjen e saj natyrale të përsosur.

Interpretuesja e hitit “Hotter Than Hell” për aksesorë zgjodhi disa vathë në formë të rrathëve, teksa kishte realizuar një manikyr interesant në thonjtë e saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi ajo lavdëroi rrethin e saj ‘të ngushtë’ të familjes dhe miqve në një intervistë të fundit për Wall Street Journal Magazine.

The Guardian shkruan për Shqipërinë: Rita Ora dhe Dua Lipa do të mbajnë sivjet koncerte në Tiranë
Lexo po ashtu The Guardian shkruan për Shqipërinë: Rita Ora dhe Dua Lipa do të mbajnë sivjet koncerte në Tiranë

Dua tha se pavarësisht statusit të saj prej super ylli, ajo ndihet ‘rehatuar’ që ‘askush nuk e di vërtet se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura’ dhe ‘jo gjithçka është atje’, vetëm pak kohë pasi u raportua se ajo po ndahej nga i dashuri prej dy vitesh, Anwar Hadid.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo gjithashtu zbuloi se pavarësisht se kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, trashëgimia e saj në Kosovë është “një pjesë e madhe e asaj që ajo është”.

Duke folur për revistën ajo tha: “Diçka që e kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit e dinë në të vërtetë. Unë kam bërë paqe me faktin se njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë, me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Rrethi im është me të vërtetë i ngushtë, familja ime dhe miqtë e mi më mbajnë kaq të vendosur, dhe kjo më jep një lloj rehatie që jo gjithçka është atje jashtë që do të largonte nga jeta dhe privatësia jote”, theksoi artistja nga Kosova. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori