Nominimet për çmimet e iHeartRadio Music Awards 2022 u shpallën të enjten nga iHeartMedia dhe FOX Entertainment.

Çmimet muzikore iHeartRadio nderojnë artistët dhe këngët më të suksesshme në stacionet iHeartRadio dhe aplikacionin iHeartRadio gjatë gjithë vitit 2021, duke ofruar gjithashtu një pamje paraprake të hiteve të ardhshme të vitit 2022.

Artistët që kanë marrë nominime të shumta përfshijnë emrat e njohur si: Justin Bieber, Ariana Grande, Olivia Rodrigo, Doja Cat, Giveon dhe Drake, shkruan DailyMail.

Në nominimet për këngën më të mirë janë: “Bad Habit” – Ed Sheeran, “Drivers license” – Olivia Rodrigo, “Easy On Me” – Adele, “Kiss Me More” – Doja Cat në bashkëpunim me SZA, “Leave The Door Open” – Bruno Mars, Anderson .Paak, dhe Silk Sonic, “Levitating” – Dua Lipa, “MONTERO (Call Me By Your Name)” – Lil Nas X, Peaches – Justin Bieber në bashkëpunim me Daniel Caesar dhe Giveon, “Positions” – Ariana Grande dhe Stay, The Kid LAROI dhe Justin Bieber.

Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 do të transmetohen drejtpërdrejt nga Auditoriumi “Shrine” në Los Angeles, të martën, më 22 mars në FOX.

Të nominuar janë gjithashtu: Ed Sheeran, Megan Thee Stallion, Måneskin, Taylor Swift, Jason Aldean, Billie Eilish, BTS, David Guetta, Tate McRae, Daniel Caesar, The Weeknd, Five Finger Death Punch dhe Cardi B.

Dua Lipa flet për ofendimet nacionaliste që i kanë bërë në të kaluarën: Më thoshin se nuk kam shtet, nuk kam identitet dhe se Kosova nuk ekziston Dua Lipa flet për ofendimet nacionaliste që i kanë bërë në të kaluarën: Më thoshin se nuk kam shtet, nuk kam identitet dhe se Kosova nuk ekziston

Ngjarja do të dëgjohet gjithashtu në stacionet radiofonike iHeartMedia në mbarë vendin dhe në aplikacionin iHeartRadio.

Shfaqja do të ofrojë prezantime çmimesh në kategori të shumta, performanca live nga artistët më të mëdhenj të muzikës, momente befasuese në skenë dhe do të tregojë historitë e rrugës së artistëve fitues drejt suksesit.

DJ Regard (Foto: Regard/Instagram)

Që nga fillimi i këtij evenimenti në vitin 2013, iHeart Radio Music Awards ka sjell ndër vite performanca live nga super yjet e njohur si: Alicia Keys, Bruno Mars, Elton John, Garth Brooks, Rihanna, Halsey, Justin Bieber, John Legend, Kacey Musgraves, Chris Martin, Ariana Grande, The Weeknd, Bon Jovi, Maroon 5, Camila Cabello, Taylor Swift, Katy Perry, Ed Sheeran, Big Sean, Sam Smith, Madonna, Blake Shelton, Pharrell, Pitbull dhe shumë të tjerë.

“Çmimet e Muzikës iHeartRadio 2022 do të nderojnë edhe një herë artistët dhe këngët e shkëlqyera që kemi shfaqur në stacionet iHeartRadio gjatë gjithë vitit të kaluar”, tha Tom Poleman, President dhe Drejtor Kryesor i Programimit për iHeartMedia.

Nga shqiptarët të nominuar janë dy artistë: Dua Lipa dhe DJ Regard.

Dua Lipa kandidon për çmimin “Artistja femër më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit” për këngën e saj “Levitating”.

Ndërkohë, Regard është nominar për çmimin “Artisti më i mirë elektronik” dhe “Kënga më e mirë ritmike e vitit” për këngën “You” në bashkëpunim me Troye Sivan dhe Tate McRae.

Votimi fillon sot më 27 janar dhe do të mbyllet më 15 mars në orën 23:59 (PT) për të gjitha kategoritë. Fansat shqiptarë mund të votojnë Dua Lipën ose Regardin në Twitter duke përdorur hashtag-et e duhura të kategorisë dhe kandidatëve ose përmes faqëz zyrtare të evenimentit.

Kjo është lista e plotë e nominimeve për iHeart Radio Music Awards 2022:

Kënga e vitit
‘Bad Habits’ – Ed Sheeran
‘drivers license’ – Olivia Rodrigo
‘Easy On Me’ – Adele
‘Kiss Me More’ – Doja Cat featuring SZA
‘Leave The Door Open’ – Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic
‘Levitating’ – Dua Lipa
‘MONTERO (Call Me By Your Name)’ – Lil Nas X
‘Peaches’ – Justin Bieber featuring Daniel Caesar & Giveon
‘positions’ – Ariana Grande
‘Stay’ – The Kid LAROI & Justin Bieber

Artistja femër më e mirë e vitit
Ariana Grande
Doja Cat
Dua Lipa
Olivia Rodrigo
Taylor Swift

Artisti mashkull më i mirë i vitit:
Drake
Ed Sheeran
Justin Bieber
Lil Nas X
The Weeknd

Duo-Grupi më i mirë i vitit
AJR
Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic
BTS
Dan + Shay
Maroon 5

Bashkëpunimi më i mirë:
‘Best Friend’- Saweetie në bashkëpunim me Doja Cat
‘If I Didn’t Love You’ – Jason Aldean në bashkëpunim me Carrie Underwood
‘Kiss Me More’ – Doja Cat në bashkëpunim me SZA
‘Peaches’ – Justin Bieber në bashkëpunim me Daniel Caesar dhe Giveon
‘Stay’ – The Kid LAROI në bashkëpunim me Justin Bieber

Artisti i ri më i mirë i zhanrit Pop:
Giveon
Måneskin
Olivia Rodrigo
Tate McRae
The Kid LAROI

Kënga më e mirë e zhanrit Alternative:
‘All My Favorite Songs’ – Weezer në bashkëpunim me AJR
‘Follow You’ – Imagine Dragons
‘Monsters’ – All Time Low në bashkëpunim me blackbear
‘my ex’s best friend’ – Machine Gun Kelly & blackbear
‘Shy Away’ – twenty one pilots

Artisti më i mirë i zhanrit Alternative:
All Time Low
Billie Eilish
Imagine Dragons
Machine Gun Kelly
twenty one pilots

Artisti i ri më i mirë i zhanrit Alternative:
Cannons
Clairo
girl in red
Måneskin
WILLOW

Kënga më e mirë e zhanrit ‘rock’:
‘And So It Went’ – The Pretty Reckless
‘Living The Dream’ – Five Finger Death Punch
‘Nowhere Generation’ – Rise Against
‘Wait A Minute My Girl’ – Volbeat
‘Waiting On A War’ – Foo Fighters

Artisti më i mirë i zhanrit ‘rock’:
Chevelle
Five Finger Death Punch
Foo Fighters
Mammoth WVH
The Pretty Reckless

Artisti i ri më i mirë i zhanrit ‘rock’:
All Good Things
Architects
Ayron Jones
Mammoth WVH
Zero 9:36

Kënga më e mirë e zhanrit ‘country’:
‘Famous Friends’ – Chris Young & Kane Brown
‘Forever After All’ – Luke Combs
‘If I Didn’t Love You’ – Jason Aldean & Carrie Underwood
‘Just The Way’ – Parmalee featuring Blanco Brown
‘The Good Ones’ – Gabby Barrett

Artisti më i mirë i zhanrit ‘country’:
Jason Aldean
Luke Bryan
Luke Combs
Miranda Lambert
Thomas Rhett

Artisti i ri më i mirë i zhanrit ‘country’:
Lainey Wilson
Niko Moon
Parker McCollum
Ryan Hurd
Tenille Arts

Kënga më e mirë ritmike:
‘BED’ – Joel Corry, RAYE, David Guetta
‘Do It To It’ – ACRAZE featuring Cherish
‘Heartbreak Anthem’ – Galantis, David Guetta, Little Mix
‘Love Tonight’ – Shouse
‘You’ – Regard featuring Troye Sivan & Tate McRae

Artisti më i mirë i zhanrit ‘dance’:
Anabel Englund
David Guetta
Joel Corry
Regard
Swedish House Mafia

Kënga më e mirë e zhanrit hip-hop:
‘Essence’ – WizKid featuring Tems
‘Time Today’ – Moneybagg Yo
‘Up’ – Cardi B
‘Way 2 Sexy’ – Drake featuring Future & Young Thug
‘What You Know Bout Love’ – Pop Smoke

Artisti më i mirë i zhanrit  hip-hop:
Drake
Lil Baby
Megan Thee Stallion
Moneybagg Yo
Pop Smoke

Artisti i ri më i mirë i zhanrit hip-hop:
BIA
Coi Leray
Lil Tjay
Pooh Shiesty
Yung Bleu

Kënga më e mirë e zhanrit R&B:
‘Damage’ – H.E.R.
‘Good Days’ – SZA
‘Heartbreak Anniversary’ – Giveon
‘Leave The Door Open’ – Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic
‘Pick Up Your Feelings’ – Jazmine Sullivan

Artisti më i mirë i zhanrit  R&B:
Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic
Giveon
H.E.R.
Jazmine Sullivan
Tank

Artisti i ri më i mirë i zhanrit R&B:
Chlöe
Giveon
Tone Stith
VanJess
Vedo

Kënga më e mirë latine e vitit:
‘BICHOTA’ – KAROL G
‘In Da Getto’ – J Balvin & Skrillex
‘Pepas’ – Farruko
‘Todo De Ti’ – Rauw Alejandro
‘Yonaguni’ – Bad Bunny

Artisti më i mirë latin:
Bad Bunny
Camilo
Farruko
KAROL G
Rauw Alejandro

Artisti i ri më i mirë latin:
Eslabon Armado
Grupo Firme
Maria Becerra
Nicki Nicole
Tokischa

Kënga më e mirë regjionale meksikane e vitit:
‘¿Qué Tienen Tus Palabras?’ – Banda El Recodo de Cruz Lizárraga
‘A La Antigüita’ – Calibre 50
‘Dime Cómo Quieres’ – Christian Nodal featuring Ángela Aguilar
‘La Casita’ – Banda Sinaloense MS De Sergio Lizárraga
‘Mi Primer Derrota’ – La Arrolladora Banda El Limón De René Camacho
‘Saludos a Mi Ex’ – Edwin Luna y La Trakalosa de Monterrey

Artisti më i mirë regjional meksikan i vitit:
Banda Sinaloense MS De Sergio Lizárraga
Calibre 50
Christian Nodal
Edwin Luna y La Trakalosa de Monterrey
La Arrolladora Banda El Limón De René Camacho

Teksti më i mirë:
‘All Too Well (10 Minute Version) (Taylor’s Version) (From The Vault)’ – Taylor Swift
‘Bad Habits’ – Ed Sheeran
‘deja vu’ – Olivia Rodrigo
‘drivers license’ – Olivia Rodrigo
‘Easy On Me’ – Adele
‘Happier Than Ever’ – Billie Eilish
‘Heat Waves’ – Glass Animals
‘Leave The Door Open’ – Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic
‘MONTERO (Call Me By Your Name)’ – Lil Nas X
‘Your Power’ – Billie Eilish

‘Cover’-i më i mirë i vitit:
‘Fix You’ (Coldplay) – Kacey Musgraves
‘good 4 u’ (Olivia Rodrigo) – Camila Cabello
‘Happier Than Ever’ (Billie Eilish) – Shawn Mendes
‘Heather’ (Conan Gray) – Tate McRae
‘I’m Still Standing’ (Elton John) – Demi Lovato
‘Jolene’ (Dolly Parton) – Lil Nas X
‘Nothing Else Matters’ (Metallica) – Miley Cyrus

Klubi më i mirë i fansave:
#Arianators – Ariana Grande
#Beliebers – Justin Bieber
#BTSARMY – BTS
#Harries – Harry Styles
#Hotties – Megan Thee Stallion
#Limelights – Why Don’t We
#Livies – Olivia Rodrigo
#Louies – Louis Tomlinson
#Rushers – Big Time Rush
#Selenators – Selena Gomez
#Swifties – Taylor Swift

Klipi më i mirë: 
‘Bad Habits’ – Ed Sheeran
‘Build a B*tch’ – Bella Poarch
‘Butter’ – BTS
‘drivers license’ – Olivia Rodrigo
‘Kiss Me More’ – Doja Cat featuring Sza
‘Leave The Door Open’ – Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic
‘MONTERO (Call Me By Your Name)’ – Lil Nas X
‘Peaches’ – Justin Bieber featuring Daniel Caesar, Giveon
‘Save Your Tears’ – The Weeknd
‘Stay’ – The Kid LAROI & Justin Bieber

Fotografi më i mirë i turneut: 
All American Road Show (Chris Stapleton) – Andy Barron
Love On Tour (Harry Styles) – Anthony PHAM
Remember This Tour (Jonas Brothers) – Cynthia Parkhurst
What You See Is What You Get Tour (Luke Combs) – David Bergman
Hella Mega Tour (Fall Out Boy) – Elliott Ingham
The Comeback Tour (Zac Brown Band) – PROJECTBLACKBOXX
2021 Tour (Maroon 5) – Travis Schneider

Fenomeni i vitit në TikTok: 
‘Beggin’ – Måneskin
‘good 4 u’ – Olivia Rodrigo
‘Just For Me’ – PinkPantheress
‘Kiss Me More’ – Doja Cat featuring SZA
‘MONTERO (Call Me By Your Name)’ – Lil Nas X
‘Stay’ – The Kid LAROI & Justin Bieber
‘Thot Sh*t’ – Megan Thee Stallion
‘TWINNEM’ – Coi Leray
‘Up’ – Cardi B
‘Woman’ – Doja Cat

Albumi më i mirë i rikthimit:
30 – Adele
Certified Lover Boy – Drake
Medicine At Midnight – Foo Fighters
Solar Power – Lorde
Star-Crossed – Kacey Musgraves
Take the Sadness Out of Saturday Night – Bleachers
Voyage – ABBA

Autori më i mirë nga TikTok (Kategori e re): 
Alexa Chalnick
ASTON
Cassa Jackson
Ellie Dixon
Jax
Lauren Weintraub
Peytan Porter
Sarah Barrios
vaultboy. /Telegrafi/