LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa nuk mund të ndahet për asnjë moment nga i dashuri i ri, teksa shihen sërish bashkë në Los Angeles

Dua Lipa nuk mund të ndahet për asnjë moment nga i dashuri i ri, teksa shihen sërish bashkë në Los Angeles

Dua Lipa u pa edhe një herë duke shpërfaqur dashurinë me të dashurin e saj të ri, Callum Turner, teksa po shijonin një darkë në Los Angeles të enjten mbrëma.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila konfirmoi romancën e saj me aktorin në janar, u shoqërua me aktorin 33-vjeçar teksa po largoheshin nga Sunset Tower.


Në një moment, ai e përqafoi këngëtaren nga mbrapa, teksa ajo nuk mund ta mbante buzëqeshjen larg, shkruan DailyMail.

Për natën e kaluar jashtë, interpretuesja e hitit “New Rules” ishte veshur me një mini fustan të zi, pantyhose të zeza transparente dhe një pallto të gjatë të zezë.

Dua Lipa mundohet t'iu shmanget paparacëve, ndërsa fotografohet me të dashurin e ri në Los Angeles
Lexo po ashtu Dua Lipa mundohet t'iu shmanget paparacëve, ndërsa fotografohet me të dashurin e ri në Los Angeles

Ajo doli me një palë çizme të zeza lëkure të gjata deri në gju dhe mbante një çantë dore të zezë të markës “Bottega Veneta”.

Bukuroshja shqiptare i kishte lënë flokët e saj në valë të lirshme, të stiluara në një pjesë qendrore, ndërsa ato rridhnin poshtë shpinës dhe gjoksit të saj.

Për aksesorë, ajo zgjodhi një palë vathë të mëdhenj me rrathë dhe nxori në pah një makijazh të plotë të fytyrës me një buzëkuq mat.

I dashuri i saj i ri e plotësoi stilin e saj teksa veshi një këmishë të zezë, pantallona të zeza dhe një xhaketë lëkure ngjyrë kafe.

Lajmi për romancën e tyre u shpërnda në të gjitha mediat, kur dyshja u panë për herë të parë në një festë në Beverly Hills për premierën e serialit të tij më të ri, “Masters of the Air”.

Në pamjet e siguruara nga TMZ, ylli me origjinë shqiptare shfaqej teksa kërcente ngadalë me Callum në mbrëmjen e mbushur me yje të Hollywoodit.

Një burim pranë dyshes tha: “Është diçka e re, por ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ajo ishte në premierë për ta mbështetur”.

Romanca e fundit e Duas vjen pas ndarjes së saj nga i dashuri francez Romain Gavras.

Lipa më parë ka qenë në një lidhje të gjatë edhe me vëllain e vogël të Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori