Ditëve të fundit ajo është nominuar në çmimet për “American Music Awards’.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, e cila tashmë po shijon kohën duke realizuar fotosesione të ndryshme, shkruan Daily Mail.


Në disa postime në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur miliona ndjekës, me pozat që mori para kamerës.

dualipa 122437932 207142837443743 3973298068919029853 n (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Don’t Star Now” është shfaqur e veshur me një fustan unik me ngjyrë portokalli, që i theksonte linjat e formësuara trupore.

Një veshje të tillë e ka kombinuar me një palë çizme të zeza, teksa edhe aksesorët kësaj radhe nuk kanë munguar.

dualipa 122480766 3678528062182100 7144384328804668315 n (Foto: Instagram)

Flokët kishte zgjedhur t’i bëjë të lepitura dhe i grumbulloi prapa kokës. Për makijazh artistja ka shkuar me nuanca më të errëta që e bënin edhe më të perfeksionuar.

Sidoqoftë kësaj, ylli ka qenë duke shijuar kohën në New York së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid. /Telegrafi/

dualipa 122487250 130442931829244 2617097203977591422 n (Foto: Instagram)