Ajo ka qenë duke kaluar muaj të tërë me të dashurin e saj, Anwar Hadid në SHBA, gjatë pandemisë COVID-19.

Por, tani Dua Lipa duket se i është rikthyer punës, ndërsa po shihet duke xhiruar klipin e ri në rrugët e Londrës, shkruan Daily Mail.


25-vjeçarja gjatë ditës së sotme (e premte) është fotografuar nga paparacit, ndërsa shkëlqente me dukjen.

34757038 8872815 image m 98 1603465858624

Kësaj radhe ajo ka vendosur të t’i prejë balluket, ndërsa për makijazh ka shkuar me ngjyra më të errëta.

Një bluzë të zezë Dua e ka kombinuar me këmishë të bardhe, kurse në pjesën e poshtme mbante pantallona prej lëkure.

34757032 8872815 image m 108 1603465946677

Teksa po shkëlqente me dukjen, këngëtarja e njohur në dorë është parë me një palë këpucë.

Lipa para disa ditësh kishte paralajmëruar që projekti i ri është duke ardhur, teksa po jep vazhdimisht detaje të vogla. /Telegrafi/

34757040 8872815 image m 110 1603465968683