LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max në mesin e yjeve që do të performojnë në turneun e fundvitit “Jingle Ball”

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max në mesin e yjeve që do të performojnë në turneun e fundvitit “Jingle Ball”

iHeartRadio ka zbuluar një formacion të yjeve për turneun “iHeartRadio Jingle Ball” të fundvitit duke përfshirë Jack Harlow, Dua Lipa, Backstreet Boys, Demi Lovato, Lizzo dhe Charlie Puth.

Turneu me 11 qytete do të përfshijë: Teksasin, Los Angelesin, Çikagon, Detroitin, New Yorkun Bostonin, Filadelfian, Atlantën, Floridan dhe Washingtonin.


Akte të tjera pjesë e turneut përfshijnë Black Eyed Peas, Khalid, Lewis Capaldi, Pitbull, Macklemore, Sam Smith, The Kid Laroi dhe AJR, shkruan DailyMail.

Foto: Jingle Ball 2022

“Ne jemi veçanërisht të emocionuar se kush performon këtë vit. Ky është spektakli që përfaqëson muzikën më të mirë pop të vitit, të gjitha të bashkuara në një skenë. Mezi presim të festojmë sezonin e festave me fansat e muzikës në të gjithë vendin”,  në një deklaratë Tom Poleman, shefi i programimit për iHeartMedia.

Turneu fillon në “Dickies Arena” në Fort Worth, Teksas, më 29 nëntor dhe pritet të perfomojnë Bebe Rexha, Jack Harlow, Black Eyed Peas, Khalid, Lauv, Ava Max, Lewis Capaldi, Lauren Spencer-Smith, Jax, Nicky Youre dhe Stephen Sanchez.

Koncerti “Jingle Ball” u prezantua për herë të parë në 1996 në Madison Square Garden nga stacioni radiofonik i New Yorkut ‘Z100’ dhe që atëherë është bërë një turne në shumë qytete dhe një traditë vjetore.

Këtë vit, në koncertin e Madison Square Garden më 9 dhjetor do të marrin pjesë Dua Lipa, Lizzo, The Kid Laroi, Backstreet Boys, Charlie Puth, AJR, Demi Lovato, Lauv, Ava Max, Dove Cameron dhe Jax.

View this post on Instagram

A post shared by 102.7 KIIS FM (@1027kiisfm)

Koncerti do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë vendin në iHeartRadio dhe do të transmetohet drejtpërdrejt ekskluzivisht përmes aplikacionit CW dhe CWTV.com.

Rrjeti CW do të transmetojë ngjarjen si një speciale ekskluzive televizive mbarëkombëtare më 17 dhjetor.

Ndërkohë në koncerti në Los Angeles më 2 dhjetor në Forumin Kia marrin pjesë: Dua Lipa, Jack Harlow, Pitbull, Khalid, Bebe Rexha, Lewis Capaldi, Ava Max, Dove Cameron, Jax dhe Nicky Youre.

Koncerti i Çikagos më 5 dhjetor në Allstate Arena përfshinë performanca nga: Jack Harlow, Pitbull, Khalid, Macklemore, Lauv, Tate McRae, Ava Max, Jax dhe Nicky Youre.

Ai Detroitit, një ditë më vonë mirëpret yjet: The Kid Laroi, AJR, Backstreet Boys, Khalid, Macklemore, Tate McRae, Ava Max, Nicky Youre, Jax dhe Armani White. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori