Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sapo ka arritur në Prishtinë.

Ajo ateroi gjatë pasdites së të mërkurës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shoqëruar nga stafi i saj.

Telegrafi është gjendur pranë këngëtares në momentin e zbarkimit, e cila nuk ka hezituar që të ndajë shkurt emocionet e saj pas arritjes në Kosovë.

E pyetur se si ka shkuar udhëtimi, Dua përgjigjet duke thënë “Shumë mirë”.

Ajo do të performojë për fansat shqiptarë këtë të premte në festivalin “Sunny Hill”, i cili mbahet në parkun Gërmia.

Dua Lipa arrin në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Për Telegrafin, Dua tregoi se ndjehet shumë e entiziazmuar për performancën esaj.

Reklama

“Jam shumë e entuziazmuar, mezi po pres me ju pa krejtve. Shihemi!”, ka thënë shkurt Dua për Telegrafin.

Reklama

E njëjta më pas është shoqëruar nga stafi i saj dhe Policia e Kosovës, për në hotelin ku është përcaktuar të akomodohet gjatë tri ditëve të qëndrimit të saj në Kosovë. /Telegrafi/

Dua vjen në Prishtinë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew (Foto: Telegrafi)