LAJMI I FUNDIT:

Drita rikthehet te fitoret, mposht Malishevën

Drita rikthehet te fitoret, mposht Malishevën

Drita është rikthyer te fitoret pas tre ndeshjeve, teksa ka mposhtur Malishevën me rezultat 3-1.

Gjilanasit e nisën për mrekulli ndeshjen, kur në minutën e 10-të fituan penallti.


I saktë si gjithmonë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që kaloi vendasit në epërsi 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, kur talenti i madh Drilon Hazrollaj doli përballë Faton Malokut dhe e mposhti për tu barazuar shifrat në 1-1.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Drita riktheu epërsinë, kur Ilir Blakcorri realizoi një gol të bukur nga distanca për 2-1.

Drita vazhdoi dominimin, derisa krejt në fund të ndeshjes Ardit Tahiri realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Drita vazhdon në krye të tabelës me 35 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ka tre ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndeshjen e ardhshme Drita e zhvillon në udhëtim te Drenica, derisa Malisheva është nikoqir i Llapit. /Telegrafi/