LAJMI I FUNDIT:

Drita prezanton Lucas Cardoson

Drita prezanton Lucas Cardoson

Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje zyrtare me Partizanin për transferimin e Lucas Cardoso.

Sulmuesi brazilian do të jetë pjesë e skuadrës nga Gjilani në formë të huazimit njëvjeçar nga klubi shqiptar.


Partizani e ka bërë të ditur lajmin orë më parë për arritjen e marrëveshjes me Dritën.

“Klubi zyrtarizon transferimin e Lukas Ferreira Cardoso tek skuadra e Dritës. Sulmuesi 25 vjeçar i cili iu bashkua kampionëve në janarin e 2018 nga Pelisteri, do të kalojë me formulën e huazimit në radhët e ekipit kosovar Drita”.

“Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e të 3 palëve dhe Cardoso do të jetë lojtar i Dritës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2019 – 2020”, thuhej në njoftimin e klubit shqiptar.

Lojtari 25-vjeçar mund të luajë në krah të sulmit si dhe në qendër, derisa pozita e tij natyrale është anësor i majtë. Vlera e Cardosos në tregun e transferimeve është 275 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori