Drita është skuadra e radhës që ka udhëtuar jashtë vendit për fazën përgatitore para fillimit të kampionatit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Së bashku me ekipin gjilanas ka udhëtuar edhe portieri Faton Maloku, i cili më parë ka qenë pjesë e Kukësit, Feornikelit dhe Gjilanit.

Klubi bardhekaltër pritet që në shtetin bullgar të qëndroj[ për rreth dhjetë ditë, ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

“Sot klubi jonë FC DRITA ka udhëtuar për në Bansko të Bullgarisë për të vazhduar fazën e dytë përgatitore!”.

“Gjatë qëndrimit 10 ditorë, klubi ka paraparë t’i zhvillojë edhe tri ndeshje kontrolluese. Se me cilat ekpike do të përballen bardhë e kaltërit tanë, do të ju njoftojmë në ditët në vijim!”, thuhet në njoftim e “Intelektualëve”.

Ndryshe, Drita sezonin që lamë pas u rendit në pozitën e pestë të renditjes tabelore me 48 pikë. /Telegrafi/