LAJMI I FUNDIT:

Drilon Hazrollaj pas çmimit të fituar si “Talenti i vitit”: Është një çmim i rëndësishëm për të ardhmen time

Drilon Hazrollaj pas çmimit të fituar si “Talenti i vitit”: Është një çmim i rëndësishëm për të ardhmen time

Sulmuesi anësor i Malishevës, Drilon Hazrollaj, është shprehur mjaft i lumtur pas marrjes së çmimit si “Talenti i vitit 2023” nga Telegrafi, duke shtuar se është një çmim shumë i rëndësishëm për të dhe të ardhmen e tij.

Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2023.


Hazrollaj ka qenë padyshim zbulimi më i madh i vitit, duke qenë titullar i rregullt tek Malisheva dhe ‘motor’ i skuadrës në këtë vit.

Telegrafi Sport zgjedh më të mirët e vitit 2023 në Superligën e Kosovës
Lexo po ashtu Telegrafi Sport zgjedh më të mirët e vitit 2023 në Superligën e Kosovës

Paraqitjet e mira të tij me Malishevën, kanë bërë që shumë klube jashtë vendit të interesohen për shërbimet e tij.

“Është një një çmim shumë i rëndësishëm për mua, për të ardhmen time dhe falënderoj Telegrafin për çmimin që më ka nxjerrë si talenti i vitit”, ka thënë fillimisht Hazrollaj pas marrjes së çmimit nga Telegrafi.

Drilon Hazrollaj, “Talenti i vitit” nga Telegrafi Sport
Lexo po ashtu Drilon Hazrollaj, “Talenti i vitit” nga Telegrafi Sport

“Ky është një çmim i mirë dhe shpresoj që ta vazhdojë me të ardhmen me këtë punë dhe disiplinë dhe shpresoj që të arrijë sa më lart”.

“Ka qenë një vit i suksesshëm, ende mund të japim më shumë në futboll.Nuk është ky kapaciteti im dhe mendoj që mund të jemi më të fortë për të ardhmen”, përfundoi sulmuesi i Malishevës./Telegrafi/