LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi Sport zgjedh më të mirët e vitit 2023 në Superligën e Kosovës

Telegrafi Sport zgjedh më të mirët e vitit 2023 në Superligën e Kosovës

Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2023.

Gjatë vitit 2023, shënoi periudha të mbushura me rivalitete dhe garë të fortë mes ekipeve, si në gjysmën e fundit të sezonit 2022/23 ashtu edhe në pjesën e parë të edicionit 2023/24, ku futbolli kosovar vazhdoi të tregojë zhvillim dhe përmirësim të qëndrueshëm.


Përveç sukseseve të mëdha ekipore, lojtarët e Superligës treguan rritje individuale dhe performanca të larta, ku veçohet suksesi i ekipit kampion, Ballkani, që u përfaqësua për të dytin vit radhazi në arenën ndërkombëtare, edhe kësaj radhe në Ligën e Konferencës.

Telegrafi, që mbetet burim i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj ndjekjes nga afër të futbollit vendor, ka zgjedhur të ndajë sërish çmimet për lojtarët më të dalluar të vitit 2023 në ligën elitare të Kosovës.

Nazmi Gripshi, mesfushori sulmues i skuadrës kampione, Ballkani, është emëruar si futbollisti më i mirë i vitit.

Telegrafi gjithashtu ka shpërblyer paraqitjet në pozicione të tjera me çmimet për portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë të vitit, të cilat iu akorduan Kenan Haxhihamzës (Dukagjini), Lumbardh Dellovës (Ballkani), Edvin Kucit (Ballkani) dhe Muhamet Hysenit (Llapi). Ilir Daja i Ballkanit u shpall trajneri më i mirë për të dytin vit me radhë.

Ndërkohë, çmimi “Më i Miri nga lexuesit” u nda për herë të dytë dhe iu dorëzua Lumbardh Dellovës nga Ballkani.


Kenan Haxhihamza – Portieri më i mirë i vitit

Portieri rahovecas ishte më i miri në pozitën e tij gjatë vitit 2023, duke e dërguar Dukagjinin në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.

Haxhihamza gjatë vitit 2023 luajtur gjithsej 34 ndeshje, ku ka pranuar 33 gola, ndërsa në 10 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.

Në garat evropiane po ashtu ai kishte paraqitje shumë të mirë, duke bërë pritje të jashtëzakonshme.

Ai pas paraqitjeve fantastike si në Evropës, ashtu edhe në kampionat, fitoi për herë të parë një ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Haxhihamza është kthyer në njërin prej pritësve më të mirë të penalltive në Kosovë.


Lumbardh Dellova – Mbrojtësi më i mirë i vitit dhe Lojtari më i miri i vitit nga lexuesit e Telegrafit

Mbrojtësi i Ballkanit, ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit, ku fal paraqitjeve të tij, vazhdon të marr ftesa nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku edhe ka debutuar duke zhvilluar tri ndeshje shumë të mira në vitin 2023.

24-vjeçari ka luajtur në disa pozita këtë vit, nga qendra e mesfushës, te qendra e mbrojtjes, duke treguar se është një prej lojtarëve më të mirë me lojën me këmbë në Kosovës.

Dellova gjatë vitit 2023 ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ka fituar edhe çmimin “Më i miri nga lexuesit” për vitin 2023, çmim i cili dhurohet për herë të dytë këtë vit nga redaksia e sportit në portalin numër një në vend Telegrafi.

Në këtë sondazh ku ishin plot 20 futbollistë, pati mbi 10,000 vota apo më saktësisht plot 10,290 vota, të cilat zgjodhën edhe fituesin.

Fitues i çmimit “më i miri nga lexuesit” ishte mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, i cili fitoi 21 për qind të vota të përgjithshme.


Edvin Kuc – Mesfushori më i mirë i vitit

Mesfushori nga Mali i Zi është në vitin e tij të pestë në futbollin e Kosovës dhe padyshim se është njëri nga lojtarët më kualitativ të viteve të fundit.

Këtë e ka dëshmuar edhe në vitin e fundit, duke qenë njëri nga më meritorët në titullin e fituar nga Ballkani dhe kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Edvin Kuc gjatë vitit 2023 ka zhvilluar plot 42 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 9 gola, ku nuk i munguan as asistimet.

Ai fal paraqitjeve shumë të mira e ka fituar një vend edhe në Përfaqësuesen e Malit të Zi, ku në vitin 2023 u ftua për herë të parë, madje shënoi edhe tre gola.


Muhamet Hyseni – Sulmuesi më i mirë i vitit

Djaloshi nga Podujeva ka qenë i jashtëzakonshëm në vitin e fundit, duke qenë nga më të mirët te Llapi, ku me paraqitjet dhe golat e tij fitoi edhe një vend te Përfaqësuesja e Kosovës.

Hyseni në pranverë luajti në Ligën e Parë te Feronikeli 74 ku me golat e tij e dërgoi këtë skuadër drejt Superligës.

Në vjeshtë ai ka zhvilluar 17 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe duke i prirë listës së shënuesve në elitën e futbollit kosovar.

Ai ka shënuar gol kundër Zvicrës në debutimin e tij te Kosova.


Drilon Hazrollaj – Talenti i vitit

Hazrollaj ka qenë padyshim zbulimi më i madh i vitit duke qenë titullar i rregullt i Malisheva dhe ‘motori’ i skuadrës në këtë vit.

Paraqitjet e mira ka rënë në sy të të gjithëve dhe po kërkohet nga disa klube si brenda edhe jashtë vendit.

Ai zhvilloi 29 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 8 asistime.


Ilir Daja – Trajneri i vitit

Trajneri nga Shqipëria ka vulosur suksesin e tij me Ballkanin edhe për të dytin vit radhazi.

Daja në sezonin e tij të dytë si trajner i therandasve solli titullin e dytë kampion në histori të klubit, teksa kualifikoi gjithashtu në grupet e Ligës së Konferencës, po ashtu për herë të dytë.

Ai e mposhti konkurrencën e ashpër të Dritës për titullin e kampionit në Superligë edicionin që lamë pas, ndërsa këtë sezon përkundër të gjitha parashikimeve, e dërgoi Ballkanin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur në Prishtinë gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.

Daja vazhdon të thyej rekorde në futbollin kosovar.


Nazmi Gripshi – Futbollisti i vitit

Çmimi kryesor, si më i miri i vitit i ka takuar mesfushorit sulmues të Ballkanit, Nazmi Gripshi.

Mesfushori ishte padyshim më i miri te Ballkani në vitin e fundit, ku fituan titullin kampion dhe siguruan kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Gripshi gjatë vitit 2023 ishte i papërmbajtshëm duke luajtur plot 42 ndeshje.

Ai në këto ndeshje shënoi 11 gola, duke dhuruar 9 asistime në të gjitha garat.


Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori