LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici: Nuk kemi pasur kontakte me Icardin, Zaniolon jemi duke e monitoruar

Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici: Nuk kemi pasur kontakte me Icardin, Zaniolon jemi duke e monitoruar

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici këmbëngul se nuk ka pasur kontakte kohëve të fundit për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi dhe nuk mohon se ai është duke shikuar adoleshentin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Vendimi për t’i hequr Icardit shiritin e kapitenit të Interit shkaktoi polemika të mëdha dhe konfuzion, me disa që sugjeronin se ishte e lidhur edhe me afrimin e Juventusit verën e kaluar dhe komentet nga gruaja dhe agjentja e tij,  Wanda Nara.


Por, drejtori sportiv i Juventusit, Paratici ka mohuar kontaktet me Icardit së fundmi, por thotë se në verë do të shikojnë mundësinë, ndërsa nuk i ka mohuar lajmet që po e monitorojnë talentin e Romës, Zaniolo.

Rasti i Icardit - presidenti i Juventusit, Agnelli telefonon Javier Zanettin
Lexo po ashtu Rasti i Icardit - presidenti i Juventusit, Agnelli telefonon Javier Zanettin

“Dua të sqaroj se gjatë verës ne nuk jemi përpjekur të shqetësojmë Interin si dhe nuk ka pasur kontakte kohëve të fundit për Icardin”, ka thënë fillimisht Paratici për Radio Rai.

“Veprimi që morëm ishte t’i informonim ata se nëse Icardi do të ndryshonte klubin, Juventusi mund të jetë i interesuar. Këto janë gjëra që të gjitha klubet bëjnë me shumë lojtarë gjatë kohës së transferimeve”.

“Gjithashtu dëshiroj të theksoj se nuk ka pasur kontakte së fundmi me zonjën Icardin. Jemi në shkurt, Icardi është një lojtar i Interit dhe ne kemi një muaj të rëndësishëm duke ardhur. Çdo pyetje për lojtarin do të jetë relevante ose jo në qershor”.

Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici ndoqi nga afër dyshen Zaniolo-De Ligt
Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici ndoqi nga afër dyshen Zaniolo-De Ligt

“Zaniolo? Ne jemi të lumtur që italianët e rinj janë të lidhur me një klub të madh si Juventusi, pasi kjo është një shenjë e mirë për të gjithë futbollin italian”.

Nicolo Zaniolo (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Lista që kam shkruar ka qenë e lojtarëve që është shumë e lehtë të thuhet se janë të talentuar. Ajo mund të jetë bërë nga unë ose dikush që i kushton vëmendje futbollit”, përfundoi drejtori sportiv i Juventusit. /Telegrafi/

Drejtori sportiv i Juventusit harron në restorant strategjinë e transferimeve të klubit, mediet ia zbulojnë emrat dhe çmimet   
Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Juventusit harron në restorant strategjinë e transferimeve të klubit, mediet ia zbulojnë emrat dhe çmimet   

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori