LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Juventusit harron në restorant strategjinë e transferimeve të klubit, mediet ia zbulojnë emrat dhe çmimet   

Drejtori sportiv i Juventusit harron në restorant strategjinë e transferimeve të klubit, mediet ia zbulojnë emrat dhe çmimet   

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici thuhet se ka harruar shënimet e strategjisë së transferimeve të klubit në një restorant.

Gjatë kësaj fundjave thuhet se ka ndodhur ndoshta njëra nga historitë më të çuditshme që ka goditur titujt e gazetave në këtë afat të transferimeve të janarit.


Sipas gazetës italiane Il Tempo, drejtori sportiv i Juventusit, Paratici ishte në një restorant në një hotel në Milano këtë javë dhe aty ka harruar disa shënime.

Barcelona e bleu Frenkie De Jongun për 75 milionë euro - Juventusi e ndërtoi të gjithë mesfushën për më pak para
Lexo po ashtu Barcelona e bleu Frenkie De Jongun për 75 milionë euro - Juventusi e ndërtoi të gjithë mesfushën për më pak para

Ai e grisi copën e letrës dhe u largua, por dikush nga afër e njohu dhe arriti t’i kompletoj copat përsëri.

Letra e Paraticit (Il Tempo)

Pas kësaj aty zbulohet se në atë letër përfshihet një listë me emra të futbollistëve dhe me shifra pranë tyre.

Mediumi italian raporton se aty janë emrat e lojtarëve që Juventusi synon për t’i transferuar dhe çmimi i tyre.

Juventusi dhe Interi në garë për dyshen e talentuar italiane
Lexo po ashtu Juventusi dhe Interi në garë për dyshen e talentuar italiane

Talenti i ri i Romës, Nicolo Zaniolo kishte numrin 40 pranë tij, që mendohet të jetë çmimi prej 40 milionë euro, mesfushori i Brescia, Sandro Tonali në 20 milionë, mbrojtësi i Genoas, Cristian Romero me 20 milionë euro, ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa në 50 milionë dhe Dominik Szoboszlai i RB Salzburg në 10 milionë euro.

Në anën tjetër të letrës ishte emri Miralem Pjanic pranë Savic, duke nënkuptuar që mesfushori serb synohet të afrohet nga Lazio, ndërsa boshnjaku të largohet nga Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori