LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv e telefonon francezin, klubi rus i bën ofertë Paul Pogbas

Drejtori sportiv e telefonon francezin, klubi rus i bën ofertë Paul Pogbas

Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba, ka marrë një ofertë interesante nga Rusia, ndërkohë që vazhdon pezullimi i tij katërvjeçar nga futbolli për shkak të përdorimit të substancave të paligjshme.

Pogba u përjashtua nga futbolli për katër vjet në fillim të këtij muaji pasi doli pozitiv për doping.


Më parë, Pogba u pezullua për dy vjet në shtator, pasi në trupin e tij u gjet suplement DHEA, i cili rrit nivelin e testosteronit në trup. Megjithatë, Gjykata Kombëtare Antidoping e Italisë e ndryshoi vendimin në një ndalim katërvjeçar, që mund të jetë fundi i karrierës së francezit të famshëm.

Megjithatë gazeta italiane Tuttosport sjell sot një histori mjaft interesante. Pogba mori një ofertë nga Rusia për të luajtur në ligën e famshëm të futbollit.

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba
Lexo po ashtu Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

Ai ishte i ftuar nga Broke Boys, të cilët garojnë në Media Football League. Është një projekt i krijuar në vitin 2022, dhe ekipet përbëhen nga të gjitha llojet e personazheve të famshëm, duke përfshirë aktorë, sportistë, këngëtarë e të tjerë.

Drejtori sportiv i ekipit të Broke Boys, Artjom Chatjaturyan, ka telefonuar Pogban dhe ka zhvilluar një bisedë me të dhe ka konfirmuar gjithçka në një intervistë për Tuttosport.

Juventusi vazhdon ta paguajë Paul Pogban, por paga e tij është skandaloze për dallim me yjet e tjerë
Lexo po ashtu Juventusi vazhdon ta paguajë Paul Pogban, por paga e tij është skandaloze për dallim me yjet e tjerë

Çatjaturjan ka dërguar një ofertë në adresën e menaxheres së tij Rafaela Pimento dhe për kushtet e tij është lënë mënjanë një pagë modeste prej 1500 euro në muaj.

Megjithatë, ai përfshin bonuse dhe që Pogba të mos jetë katër vjet pa futboll, ndoshta kjo do ta shtyjë atë të pranojë këtë ofertë interesante. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori