LAJMI I FUNDIT:

Juventusi vazhdon ta paguajë Paul Pogban, por paga e tij është skandaloze për dallim me yjet e tjerë

Juventusi vazhdon ta paguajë Paul Pogban, por paga e tij është skandaloze për dallim me yjet e tjerë

Paul Pogba, mesfushori i Juventusit dhe kampioni i botës me Francën në vitin 2018, është pezulluar për katër vjet për përdorimin e fondeve të paligjshme.

Kështu ka vendosur prokuroria italiane për luftën kundër dopingut. Duke qenë se Pogba për dy javë mbush 31 vjeç, një pezullim kaq i gjatë do të thotë fundi i karrierës së tij.


Mesfushori i kombëtares franceze dhe Juventusit u suspendua për katër vite të enjten pasi testi i dytë rezultoi pozitiv për substancën e ndaluar testosteron.

Pogba u pezullua për herë të parë në shtator pasi rezultoi pozitiv pas fitores 3-0 të Juventusit ndaj Udineses në hapjen e sezonit të Serie A më 20 gusht, ku ai nuk ishte në fushë.

Pogba njoftoi apelimin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Është interesante se Pogba është ende në listën e pagave te Juventusi, por jo në një mënyrë që paga e tij të ndikojë në librat e klubit italian.

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba
Lexo po ashtu Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

Përkatësisht, siç shkruan Marca, Pogbas i është ulur në mënyrë drastike paga.

Deri më tani ai fitonte tetë milionë euro në vit, ndërsa tani do të marrë vetëm dy mijë euro në muaj, ose 24 mijë euro në vit nga Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori