LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës takohet me atë të Serbisë, helvetikët marrin vendimin: Nuk duhet të bëhet shqiponja në Kampionatin Botëror

Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës takohet me atë të Serbisë, helvetikët marrin vendimin: Nuk duhet të bëhet shqiponja në Kampionatin Botëror

Historia po përsëritet dhe Zvicra së bashku me Brazilin dhe Serbinë do të jenë përsëri në të njëjtin grup në Kampionatin Botëror.

Përderisa katër vite më parë ndeshja Zvicër – Serbi ishte e paharrueshme me një fitore të zviceranëve 2-1 me përmbysje falë golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, në Katar do të jetë ndryshe.


Dy futbollistët më të mëdhenj shqiptar i shënuar gola Serbisë dhe festuan duke bërë me duar shqiponjën dy krenare për t’i treguar gjithë botës se kush janë dhe nga vijnë.

Festimi i shqiptarëve bëri bujë të madhe, madje dyshja u dënuan me nga 25 mijë euro për provokim.

Por tani te Zvicra janë përgatitur për këtë dhe drejtori i përgjithshëm i Përfaqësueses, Pierluigi Tami ka pasur një takim me trajnerin e Përfaqësueses serbe Dragan Stojkovic dhe janë pajtuar që ndeshja në Katar të jetë vetëm futboll.

Tami i ka kumtuar futbollistëve se e kanë të ndaluar të bëjnë shqiponjën në rast se shënojnë gola.

“Nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh poltik apo fetar në ndeshjet tona”, tha Tami.

Ppierluigi Tami dhe Murat Yakin

“Por a është e ndaluar edhe shqiponja? Nuk duhet të ketë as fjalë, as gjeste dhe as sjellje të përgjithshme që provokojnë ndjeshmëri të tjera. Kur brohorasim, është për të treguar gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Nuk duhet të jemi provokues”, tha Tami.

Zvicra dhe Serbia do të takohen në ndeshjen e tretë të Grupit B më 2 dhjetor të këtij viti në Katar.

Krahas Serbisë dhe Brazilit, shqiptarët që luajnë për Zvicrën do ta kenë në grup edhe Kamerunin. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori