LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Shakhtarit akuzon Arsenalin se kishin kontaktuar me Mudryk fshehtas tyre – para se Chelsea t’i mposhte

Drejtori ekzekutiv i Shakhtarit akuzon Arsenalin se kishin kontaktuar me Mudryk fshehtas tyre – para se Chelsea t’i mposhte

Arsenali është akuzuar se ka kontaktuar me Mykhailo Mudryk pa miratimin e drejtorit ekzekutiv të Shakhtar Donetsk para kalimit të tij te Chelsea.

Topçinjtë dukej se ishin afër nënshkrimit të anësorit, vetëm që Blutë të nënshkruanin një marrëveshje prej 100 milionë euro të dielën e javës së kaluar.


Mudryk ishte subjekt i tre ofertave nga skuadra e Londrës veriore, me aktivitetin e lojtarit në mediat sociale që sugjeronte se ai donte të bënte lëvizjen në Emirates.

Lojtari i ri i Chelseat, Mykhailo Mudryk mahniti Bernabeun, ka 'përkushtim si Cristiano Ronaldo' dhe 'ka potencial të jetë Hazardi i ardhshëm'
Lexo po ashtu Lojtari i ri i Chelseat, Mykhailo Mudryk mahniti Bernabeun, ka 'përkushtim si Cristiano Ronaldo' dhe 'ka potencial të jetë Hazardi i ardhshëm'

Dhe drejtori i Shakhtarit, Sergei Palkin, ka deklaruar se trajneri Mikel Arteta, drejtori sportiv Edu dhe bashkatdhetari i Mudryk, Oleksandr Zinchenko, po i flisnin të gjithë pothuajse çdo ditë para Kampionatit Botëror.

Në të kundërt, blutë kontaktuan me 22-vjeçarin vetëm brenda tre javëve të fundit dhe kërkuan leje nga Shakhtar.

Duke folur në emisionin White and Jordan, Palkin u pyet se si Chelsea arriti të mposhtë Arsenalin për nënshkrimin e Mudryk.

“Është një pyetje e mirë, por nga këndvështrimi im, pse të gjithë filluan të flasin për Arsenalin?”, ka deklaruar ai.

“Arsenali kontaktoi lojtarin gati dy muaj më parë, edhe para se të na kontaktonte ne, dhe Arteta e telefonoi, Zinchenko e telefonoi, drejtori i tyre sportiv e thërriste pothuajse çdo ditë”.

“Ata kontaktuan agjentin e lojtarit dhe pas kësaj ata arritën te ne dhe ne filluam të negocionim këtë marrëveshje”.

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat se si Chelsea e mposhti Arsenalin për Mudryk
Lexo po ashtu Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat se si Chelsea e mposhti Arsenalin për Mudryk

“Ndoshta për shkak të kësaj… ata kaluan gati dy muaj me Mudryk dhe informacionet në media ishin se ata kishin kontaktuar dhe Mudryk do të donte të shkonte atje”.

“Por, nëse po flasim për Chelsean, Chelsea më telefonoi në fund të dhjetorit dhe më pyeti, ‘A mund të kontaktojmë lojtarin dhe të flasim me të?’”.

“Unë thashë në rregull dhe i lidha dhe në fakt ata filluan të bisedojnë me njëri-tjetrin në fillim të janarit”.

“Por, më parë kishim shumë kontakte nga Chelsea për këtë marrëveshje, dhe më në fund Arsenali dhe Chelsea propozuan të njëjtat shifra parash, të njëjtat në pjesën fikse dhe të njëjtat me bonuset”.

“Nuk mund t’ju them gjithçka, por padyshim që është fitimi i Ligës së Kampionëve, fitimi i Premier Ligës, ne kemi këto lloj shpërblimesh atje”, ka zbuluar më tej ai.

Në një intervistë të veçantë me The Athletic, Palkin u pyet nëse Shakhtar bëri një ankesë zyrtare në FIFA për shkak të qasjes agresive të Arsenalit.

Dalin detajet mahnitëse të transferimit të Mudryk te Chelsea: 25 milionë euro ushtrisë për luftimin e Rusisë, ndeshja miqësore dhe gjithçka tjetër
Lexo po ashtu Dalin detajet mahnitëse të transferimit të Mudryk te Chelsea: 25 milionë euro ushtrisë për luftimin e Rusisë, ndeshja miqësore dhe gjithçka tjetër

Për të cilën ai deklaroi: “Kur takova Arsenalin dhe ata më përmendën se kishin biseduar tashmë me lojtarin dhe kishin kontaktuar lojtarin, të jem i sinqertë, e dija që më parë se ata kishin filluar të kontaktojnë me të”.

“Unë i thashë, ‘Në rregull, filloni të kontaktoni me të, por para së gjithash duhet ta mbyllni me ne’. Por, në rregull, ne kemi atë që kemi.

“Ne nuk bëmë një ankesë formale. Ata bënë atë që bënë”, vazhdoi Palkin.

Dështimi i Arsenalit për të nënshkruar me Mudryk ka ardhur si një zhgënjim masiv për tifozët, me klubin që tani po përpiqet të sjellë një alternativë – me Leandro Trossard dhe Wilfried Zaha dy opsione të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori