LAJMI I FUNDIT:

Drake performon me Lil Wayne, Bad Bunny dhe DJ Khaled në Miami

Drake performon me Lil Wayne, Bad Bunny dhe DJ Khaled në Miami

Ishte një ribashkim i Young Money në koncertin e Drake.

Reperi që njihet ndryshe si Champagne Papi kishte në skenë edhe mysafirë si Lil Wayne gjatë turneut të tij “Aubrey and the Three Migos Tour”.


Arena ku po performonte Drake shpërtheu kur Lil Wayne u shfaq në skenë për projektin “Uproar”.

Weezy performoi htiet e tij më të mëdha, ndërsa Drake po ashtu u bashkua në UproarChallenge.

Drizzyt më pas ju bashkua Bad Bunny për performancën e parë të tyre të këngës “MIA”.

Më herët gjatë mbrëmjes, DJ Khaled ndezi atmosferën me hitin “All I Do Is Win” para se të largohej duke falënderuar Drake.

“Faleminderit për gjithë atë që bëre”, deklaroi Khaled në skenë. /Telegrafi/