LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi i jep ultimatum Unitedit për Sanchon

Dortmundi i jep ultimatum Unitedit për Sanchon

Borussia Dortmundi i ka caktuar Manchester Unitedit shifrën e transferimit dhe afatin deri kur mund ta transferojnë objektivin e tyre, Jadon Sancho.

Sancho ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Bundesliga me Dortmundin, ku me shumë gola dhe asistime është bërë njëri nga emrat më të kërkuar në Evropë.

Interesimi më i madh për të vjen nga klubet angleze të Ligës Premier, ku në veçanti Manchester Unitedi është lidhur shumë me një transferim të tij gjatë verës.

Formacioni më i mirë i sezonit nga top pesë ligat evropiane në bazë të notave të lojtarëve gjatë gjithë sezonit
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit nga top pesë ligat evropiane në bazë të notave të lojtarëve gjatë gjithë sezonit

Megjithatë, vlerësimi i Djajve të Kuq për lojtarin dhe ai i Dortmundit kanë dallim jo të vogël dhe një marrëveshje nuk është materializuar ende.

Sipas gazetës gjermane Bild, marrëveshja do të përfundojë vetëm nëse ekipi i Ole Gunnar Solskjaer rrit ofertën dhe e paguan brenda afatit.

Scholes: Sancho do ishte nënshkrim i mirë për Unitedin, por ata duhet ta synojnë një lojtar tjetër
Lexo po ashtu Scholes: Sancho do ishte nënshkrim i mirë për Unitedin, por ata duhet ta synojnë një lojtar tjetër

Dortmundi thuhet t’i ketë thënë Unitedit se nuk do ta shesin Sanchon nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre prej 120 milionë eurosh deri më 10 gusht.

Pas krizës së shkaktuar nga pandemia e coronavirusit shifra të tilla janë të vështira për t’u paguar dhe drejtuesit e klubeve disa herë e kanë treguar këtë fakt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori