LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet Barca, pëson nga Osasuna – derisa Reali i gëzohet titullit

Dorëzohet Barca, pëson nga Osasuna – derisa Reali i gëzohet titullit
Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka pësuar humbje nga Osasuna në Camp Nou (1-2) dhe duke qenë se Real Madridi fitoi ndaj Villarrealit, Blaugranët e humbën garën për titullin e La Ligas në sezonin 2019/2020.

Mysafirët befasuan në pjesën e parë duke arritur ta zhbllokojnë rezultatin. Një harkim preciz i Pervis Estupinan nuk u pastrua nga Gerard Pique dhe ish-lojtari i katalunasve, Jose Arnaiz, e dërgoi topin në rrjetë (16’).


Lionel Messi dërgoi një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë disa minuta më pas, mirëpo topi e goditi vetëm shtyllën transversale.

Momenti i golit të Jose Arnaiz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në fillim të gjysmës së dytë u anulua një gol i Martin Braithwaite për pozitë jashtë loje. Ndërsa më pas, Sergio Herrera bëri një pritje të mrekullueshme kur Messi hyri në zonë.

Dhe atë që nuk e bëri në pjesën e parë, superylli argjentinas e bëri në të dytën. 33-vjeçari e barazoi rezultatin me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë (62’).

Nga minuta e 77-të, Osasuna luajti me një lojtar më pak në fushë (pas përjashtimit të Enric), mirëpo Roberto Torres arriti ta shënonte golin e fitores për ekipin vizitor (90’+4).

Festa pas golit të Messit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Këtu edhe përfundoi përpjekja e Barcelonës për titullin e La Ligas për sezonin 2019/2020, pasi atë e fitoi edhe matematikisht Real Madridi.

Osasuna nuk ka ndonjë objektiv, duke qenë se ka siguruar qëndrimin në elitë, ndërsa ndodhet larg zonës evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori