LAJMI I FUNDIT:

Donald Veshaj zëvendësohet nga Romeo Veshaj në Big Brother VIP?

Donald Veshaj zëvendësohet nga Romeo Veshaj në Big Brother VIP?
Foto: Screenshot/Instagram

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme (e martë) në Big Brother VIP pritet të bëhet një hyrje e re.

Në një insert të shkurtër të shpërndarë nga faqja zyrtare në Instagram, thuhet se Donald Veshaj do të ndërrohet me të vëllanë e tij binjak, Romeo Veshajn.


Nuk zbulohet më shumë nëse do të vazhdojë të bëhet pjesë e shtëpisë, apo do të qëndrojë vetëm një natë.

“Një ndërrim i Romeos me Donaldit? Hyrja e sotme në shtëpi pritet t’i trazojë ujërat. Mos humbisni spektaklin e sotëm”, thuhet në postim.

Beatrix Ramosaj: Momenti im erdhi tani, më lini ta shijoj
Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj: Momenti im erdhi tani, më lini ta shijoj

Sido që të jetë, do presim të shohim se çfarë do të ndodhë saktësisht dhe nëse do të identifikohet nga banorët.

Theksojmë që sonte nuk do të largohet askush nga Big Brother, por që njëri nga banorët do jetë i preferuari i publikut për eliminimin e radhës.

Javën e kaluar nga Big Brother VIP u largua këngëtari Valon Shehu. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.