eksperti-banner

Këngëtarët të cilët njëkohësisht janë edhe vëllezër, Ismet dhe Shpëtim Gashi kanë publikuar një këngë tejet të veçantë.

Dyshja lansua projektin me titullin “Na jem ti” e që është një dedikim për babanë e tyre dëshmor - heroin Beqir Gashi.


Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë projekt është sepse tekstin e ka shkruar ish-luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi.

Screenshot 29 2 Foto: YouTube/Screenshot

Ndërkaq për muzikën dhe orkestrimin e këngës është përkujdesur Hysni Klinaku, teksa ana vizual iu besua produksionit “On Editor”.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e dyshes. /Telegrafi/