LAJMI I FUNDIT:

“Djali im është autik, do të doja shumë ta kisha afër, por nëna e tij nuk do” – Mes lotësh, Meritoni rrëfehet për të birin

“Djali im është autik, do të doja shumë ta kisha afër, por nëna e tij nuk do” – Mes lotësh, Meritoni rrëfehet për të birin

Meritoni ka bërë një rrëfim tepër prekës gjatë spektaklit të sotëm, ku ka folur për djalin dhe ish-partneren e tij.

Meritoni ka treguar për herë të parë se shkak për ndarjen nga nëna e të birit ka qenë konflikti se ku do të jetonin pas lindjes së djalit. Nga ana tjetër, Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë, transmeton Top Channel.


Ai tha se ka muaj që nuk e takon sepse ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Meritoni: Çdo ditë që kalon, e kuptojmë veten dhe gabimet që bëjmë. E kam kuptuar çfarë dua, çfarë bëj dhe kur të dal e di që duhet të jem shembull për familjen time dhe për të afërmit e mi. Disa herë Roza e ka përmendur historinë e djalit tim por nuk më ka pyetur për të mësuar. Nuk e di pse djali im është larg apo pse unë nuk jam metë.

Kam shumë emocione kur flas për djalin tim. Kam shumë muaj që nuk e shoh, apo që nuk ia dëgjoj zërin. Isha vetëm 22 vjeç kur kuptova që do të bëhesha baba. Nuk kam qenë aty kur lindi djali sepse ai ishte në Itali. Nuk kisha as vizë për të udhëtuar. Ishte dhe covid-i, nuk e kam takuar edhe për dy vjet për shkak të problemeve me nënë e tij. E kam takuar pas dy vitesh. Ka qenë emocionuese. Kam pasur probleme me nënë e tij, nuk flas dot më. Do doja shumë ta kisha afër por nëna e tij nuk do. Dua ta falenderoj shumë për gjithçka, për djalin, ai është arsyeja që na mban afër. Më ka marrë malli. Do doja të shikoja video ose diçka por nuk do nëna e tij. Uroj që një ditë ai të bëhet burrë dhe ta kuptojë ndarjen tonë. Do t’i kërkoj falje për shumë gjëra dhe dua të jem shembull për të. Çdo gjë e bëj për të.

Më nënë e tij jemi njohur që 17 vjeç, kemi pasur një dashuri shumë të madhe. 22 vjeç kuptuam që do bëheshim prindër. 23 u bëra baba, aty nisën problemet. Si i ri nisa të krijoj diçka brenda qytetit tim, ajo ishte në Austri. Debati ishte ku do jetonim. Unë nuk kisha vizë, ajo më vendosi kusht ‘eja në Austri ose ne nuk vimë’, për këtë arsye ne u ndamë. Unë doja që të jetonim në Prishtinë. Kjo nuk u bë dhe gjërat janë si tani, unë nuk e takoj më.

Unë duhet të prezantoja një festival dhe mora vizë për të udhëtuar. Kur festivali dështoi unë u gëzova sepse kisha mundësinë ta takoja. Me atë vizë dy-ditore udhëtova drejt Zvicrës dhe aty e takova për herë të parë.

Unë jam brenda për një kauzë që nuk e kam folur më parë. Leari është fëmijë autik, nëse fitoj, dua që gjysma e çmimit të shkojë për Learin dhe tjetra për fëmijët e tjerë me të njëjtin problem.

Gjej rastin t’i kërkoj falje, nuk kam qenë prezent, por e di që Ergesa ka për të bërë më të mirën sepse e di që unë dua të jem pjesë e jetës së tij. Do t’i kërkoj publikisht t’i lëmë në anë të gjitha dhe unë të jem në gjysmën time. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori