Superliga e Kosovës ka qenë të premten mjaftë aktive.

Shumica e skuadrave sot i kanë filluar përgatitjet duke nisur nga Drita, Gjilani, Feronikeli, Trepça ’89, Flamurtari dhe Llapi.


Në anën tjetër Prishtina, prite t;i fillojë përgatitjet të shtunën.

Por sot klubet ishin mjaftë aktive edhe në zyrtarizimin e përforcimeve.

Gjilani e nisi me zyrtarizimin e Fuad Karabeg nga Vllaznia e Pozharanit.

karabegu

Mesfushori shihet si një transferim mjaftë i qëlluar.

Llapi ka zyrtarizuar Altin Merlakun, i cili kishte arritur më herët marrëveshje me klubin llapjan, duke u transferuar nga Besa.

altin merlaku

Skuadrës që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina tashmë do t’i bashkohet edhe sulmuesi brazilian, Jansen Da Silva Alandson, por në prova.

26693164 1630171580355541 1520415152 o

Feronikeli ka zyrtarizuar transferimin e Albutrint Morinës, që ishte kapiten i Vëllaznimit.

morinaa

Flamurtari ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur Azem Ahmeti dhe mbrojtësin e Vllaznisë, Rron Statovcin. /Telegrafi/

telegrafi sport app