eksperti-banner

Ka përfunduar me sukses dita e parë e turneut më prestigjioz të padelit në Kosovë, Prishtina Padel Open 2026, i organizuar nga Federata e Padelit e Kosovës në bashkëpunim me Padel Zone Prishtina.

Gjatë së shtunës u zhvilluan ndeshjet e fazës së grupeve, ku ekipet pjesëmarrëse luftuan për një vend në fazën eliminatore të garës.


Pas përfundimit të grupeve, turneu vazhdoi me raundin e parë eliminues, duke dhuruar përballje të forta, pikë spektakolare dhe emocione të shumta për lojtarët dhe tifozët e pranishëm.

Pjesëmarrës nga tetë shtete të ndryshme shfaqën nivel të lartë të lojës, ndërsa atmosfera në Padel Zone ishte mjaft e zjarrtë gjatë gjithë ditës, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të padelit në Kosovë.

Prishtina Padel Open 2026 vazhdon sot (e diel) me fazën vendimtare të turneut, ku do të zhvillohen çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe, në të cilën do të mësohen kampionët e edicionit të sivjetmë. /Telegrafi/

telegrafi sport app