LAJMI I FUNDIT:

Distria nuk do të ketë ftesë për ‘Rio 2016’?

Distria nuk do të ketë ftesë për ‘Rio 2016’?

Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ nuk do t’u bashkohet edhe xhudistja Distria Krasniqi.

Kelmendi ka normë për kategorinë deri 52 kilogramë, kurse Gjakova ka normë për kategorinë deri 57 kilogramë. Janë të vetmet sportiste kosovare që deri tash kanë normë për Olimpiadën e parë në të cilën prezantohet Kosova, shkruan Koha Ditore.


Për Distrinë kishte shpresa se do të marrë ftesë për të garuar në Rio, në kategorinë deri 48 kilogramë. Madje ajo ishte rekomanduar te Komisioni Trepalësh i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për normë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF). Ndonëse ftesat në xhudo nuk janë bërë publike ende, Federata e Xhudos e Kosovës ka mësuar se Krasniqit nuk do t’i ndahet ftesë.

Ajo është ‘ndëshkuar’ nga fakti se Kosova i ka dy norma në xhudo dhe nuk është praktikë që ftesat të shkojnë për vendet që kanë edhe norma.