Nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë tash e disa ditë po festojnë mbrëmjen e maturës, që njëkohësisht shënon edhe fundin e shkollimit të mesëm.

Mbrëmja e maturës është një nga netët që me padurim pritet nga të rinjtë. Kësaj mbrëmje rëndësi të veçantë i kushtojnë të gjithë, por më së shumti vajzat.

Maturantët tashmë çdo vit vijnë me trende të reja dhe mjaft të veçanta, disa prej të cilëve inspirohen nga yjet e huaja e ka edhe prej atyre që zgjedhin kreatorë profesional, në mënyrë që të prezantohen sa më bukur.

Inteligjente, e suksesshme dhe e bukur! Ish Miss Peja, maturantja më e bukur e vitit 2019! Inteligjente, e suksesshme dhe e bukur! Ish Miss Peja, maturantja më e bukur e vitit 2019!

Kështu me anë të rrjeteve sociale keni mundësinë të shikoni fotografi e video të llojllojshme, teksa tregohet dukja e maturantëve për secilin vit.

Më poshtë jua sjellim disa fotografi të maturanteve me veshje interesante dhe të bukurua të vitit 2019.

Këto vajza kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave sociale, duke u bazuar edhe në faqet e shumta që janë publikuar. Ato janë përkujdesur që çdo gjë të duket në mënyrë perfekte që nga fustani e deri te aksesorët e ndryshëm. /Telegrafi/