LAJMI I FUNDIT:

Me disa kilogramë më tepër, Selena Gomez habit me dukjen në një dalje të rrallë publike

Me disa kilogramë më tepër, Selena Gomez habit me dukjen në një dalje të rrallë publike
Foto: GC Images

Selena Gomez u pa duke arritur në xhirimet të “The Late Show” me Stephen Colbert në New York të martën në mbrëmje.

29-vjeçarja dukej se po shijonte qendrën e vëmendjes teksa po shkonte drejt Teatrit Ed Sullivan dhe pozoi për disa fotografi me kolegët e saj nga “Only Murders In The Building”, Steve Martin dhe Martin Short, shkruan DailyMail.


Seriali komedi-mister u lansua kohët e fundit në shërbimin e transmetimit Hulu dhe mori vlerësime pozitive, me shumë lëvdata që shkuan drejt kastit të tij kryesor.

Foto: Selena Gomez/GC Images

Gomez u pa e veshur me një bluzë me mëngë të zeza me prerje tek dekolteja ndërsa mbërrinte në xhirimet e shfaqjes.

Selena flet për luftën e saj me çrregullimin bipolar
Lexo po ashtu Selena flet për luftën e saj me çrregullimin bipolar

Këngëtarja e “Lose You to Love Me” gjithashtu kishte një fund lëkure me stil që tregonte këmbët e saj të tonifikuara, si dhe një palë këpucë me takë të larta.

Foto: Selena Gomez/GC Images

Flokët brune të interpretueses u ngjitën me hijeshi në gjoks dhe shpatulla dhe u kombinuan mirë me ngjyrën dominuese të veshjes së saj.

Selena Gomez kanalizon Marilyn Monroe teksa pozon për kopertinën e revistës Elle
Lexo po ashtu Selena Gomez kanalizon Marilyn Monroe teksa pozon për kopertinën e revistës Elle

Ajo gjithashtu mbante një çantë të vogël të bardhë që i jepte pak shkëlqim veshjes në të zeza, ndërsa binte në sy që Gomez kishte shtuar disa kilogram më tepër.

Martin dhe Short dhe Gomez u shfaqën në serinë e publikuar së fundmi, e cila përqendrohet në një treshe banorësh të fiksuar pas krimit të së njëjtës ndërtesë apartamentesh.

Foto: GC Images/Selena Gomez, Steve Martin dhe Martin Short

Kur ndodh një vrasje diku në vendbanimin e tyre, të tre fillojnë një hulumtimet dhe shikojnë më tej në krim.

Gomez kohët e fundit foli për People dhe i tha medieve se ishte e befasuar këndshëm për pritjen në serialin e debutuar së fundmi.

Foto: GC Images/Selena Gomez, Steve Martin dhe Martin Short

Performuesja gjithashtu u shpreh se nuk merr përsipër projekte me qëllim të bërjes së tyre të preferuar të menjëhershëm dhe vuri në dukje se ishte mirënjohëse për vlerësimet pozitive.

Ajo tha: “Nuk e di nëse diçka do të jetë e mirë – e bëj atë gjatë gjithë kohës, me muzikën time dhe gjithçka. Unë thjesht shkoj me intuitën time, kështu që jam thjesht e lumtur që njerëzve u pëlqen”.

Foto: Hulu

Gomez foli edhe për kolegët e tyre, me të cilët u shoqërua menjëherë dhe krijoj një afërsi gjatë xhirimeve.

“Ata më bënë menjëherë të ndihem sikur të isha pjesë e një treshe. Ata janë vetëm më të mirët. Ata janë jashtëzakonisht të përulur dhe të sjellshëm, dhe ata thjesht kanë një këndvështrim njerëzor të ndryshëm për jetën nga kushdo që kam takuar ndonjëherë”, deklaroi ajo.

Ylli i muzikës përfundoi duke u shprehur se ishte e lumtur që dy kolegët e saj ishin të hapura për përvojat e tyre të kaluara në televizion dhe film dhe se ajo është ende në kontakt të ngushtë me të dy. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori