LAJMI I FUNDIT:

Dirk Kuyt në Tiranë me Feyenoordin: Do të ishte madhështore ta fitonin trofeun

Dirk Kuyt në Tiranë me Feyenoordin: Do të ishte madhështore ta fitonin trofeun

Tifozët shqiptarë të futbollit më shumë e kujtojnë për përvojën e tij te Liverpooli, në Ligën Premier, por Dirk Kuyt ka luajtur në dy periudhë të ndryshme edhe për Feyenoordin e Roterdamit.

Madje titullin e fundit kampion në Eredivisie finalistja e Ligës së Konferencës e ka festuar pak para se ish-sulmuesi i Holandës të varte këpucët në gozhdë.


Në intervistën dhënë për Supersport, Dirk Kuyt analizon sezonin e Feyenoordit.

Dirk Kuyt, keni qenë pjesë e Feyenoordit kur fituat titullin e fundit në Eredivisie në vitin 2017, ndërsa tani keni shansin të fitoni Ligën e Konferencës…

Është një sezon mjaft impresionues për Feyenoordin. E nisën me një trajner të ri dhe mund të them që ka bërë një punë mjaft të mirë në kampionat. Askush nuk e priste që të Feyenoordi të arrinte finale. Është hera e parë që organizohet ky kompeticion evropian dhe i gjithë Roterdami dhe tifozët janë të entuziazmuar.

Edhe unë jam i emocionuar për Feyenoordin. Do të ishte një arritje e pabesueshme nëse e fitojnë këtë trofe. Çdokush është krenar, por në fund ajo që ka rëndësi është të fitosh dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse Feyenoordi fiton, do të ishte e mrekullueshme.

Do të ishte një sukses nëse fiton në finale jo vetëm për Feyenoordin, por në tërësi për futbollin holandez…

Jemi të vetëdijshëm për disfatën e Ajaxit në finalen e Ligës së Evropës ndaj Manchester United në vitin 2017, ishte pikërisht ndaj Mourinhos. Mendoj se jo vetëm Feyenoordi bëri mirë në Evropë këtë sezon, por edhe Ajaxi, Vitesse dhe PSV, që fituan disa ndeshje.

Po i bëjmë një promovim të madh Holandës në Evropë dhe shpresoj se më shumë skuadra holandeze do të konkurrojnë për gjëra të mëdha në Evropë. Është një ndeshje mjaft interesante. Do të përplasen dy trajnerë me filozofi të ndryshme. Roma është një kundërshtar më difensiv, ndërsa Feyenoordi parapëlqen të luajë futboll sulmues, çka e pamë edhe në gjysmëfinale ndaj Marseille. Ndeshje interesante, ndaj mezi po e pres.

Kush mund të jetë futbollisti që mund ta ndëshkojë Romën?

Sipas mendimit tim, kemi pasur lojtarë mjaft të mirë në këtë edicion. Cyriel Dessers ka shënuar shume gola, por besoj se diferencën do ta bëjë Luis Sinisterra.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori