LAJMI I FUNDIT:

Diona Fona dhe Majk sjellin këngën e re “Po pi”

Diona Fona dhe Majk sjellin këngën e re “Po pi”
Foto: Screenshot/YouTube

Ashtu siç kanë paralajmëruar, Diona Fona dhe Majk, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Po pi” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Muzika dhe producimi është bërë nga Cricket, ndërsa për masterizimin u kujdes Lorenc Aliaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Muma dhe Majk me video të kompletuar nga Fullmoon Production.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Diona ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip me stil po ashtu mjaft të veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky është bashkëpunimi i tyre i parë që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Kënga duhet theksuar se ka marrë mijëra klikime pak kohë nga lansimi. /Telegrafi/