LAJMI I FUNDIT:

Dikush “i tërhoqi kabllot nga rryma”, fjalimi i Vuçiqit u ndërpre për një kohë të shkurtër gjatë një transmetimi televiziv

Dikush “i tërhoqi kabllot nga rryma”, fjalimi i Vuçiqit u ndërpre për një kohë të shkurtër gjatë një transmetimi televiziv

Gjatë një transmetimi televiziv ku po fliste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një ndërprerje të shkurtër të sinjalit televiziv.

Dhe siç thekson RTS, ndërprerja është shkaktuar nga një person i paidentifikuar, me tërheqjen e qëllimshme të kabllove nga rryma nga automjetet për transmetim satelitor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Për këtë “RTS u ka kërkuar falje shikuesve edhe pse ndërprerja e transmetimit ka qenë për faj të dikujt tjetër”, thuhet në komunikatën e Radio Televizionit të Serbisë.

Siç bëhet e ditur, Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut dhe foli për çështje që kanë të bëjnë me ndërmarrjen Rio Tinto, Ligjin për Shpronësimin dhe tema të tjera.

Ndryshe, presidenti i Serbisë së fundmi ka nxitur një diskutim në rrjetet sociale pasi ka paralajmëruar vendosjen e masave të reja demografike.

“Duke pasur parasysh faktin që dalëngadalë po zhdukemi si komb, duhet të mendojmë se si ta zgjidhim këtë problem. Pavarësisht nga miratimi i buxhetit, ne do të paguajmë menjëherë 300 mijë dinarë për çdo fëmijë të parëlindur nga 1 janari, në vend të aktuale 100,000”, citohet të ketë thënë Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kalo në kategori