Dikur në Chicago Bulls tani në Pejë

Pejanët kanë përforcuar radhët e veta me qendrën Mario Austin, i cili vite më parë ishte zgjedhur në draft nga skuadra e njohur amerikane Chicago Bulls, transmeton Telegrafi.
32-vjeçari ka një karrierë të pasur në basketboll, pasi ka luajtur edhe në Evropë për skuadrat e njohura si CSKA Moska, Beshiktash, Benetton Treviso, ndërsa së fundmi ishte në Kuvajt tek skuadra Al Kuwait.
Austin pritet t’i bashkohet Pejës gjatë këtyre ditëve, ndërsa ai do të luaj qysh në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































