LAJMI I FUNDIT:

Dikur e fyente publikisht Messin dhe gruan e tij, sot thotë se argjentinasi është më i miri në botë dhe se është nder që kërkohet nga Barcelona

Dikur e fyente publikisht Messin dhe gruan e tij, sot thotë se argjentinasi është më i miri në botë dhe se është nder që kërkohet nga Barcelona
Junior Firpo. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të majtë Junior Firpo.

Reprezentuesi spanjoll ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e Betis në La Liga dhe garat evropiane.


22-vjeçari pritet t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës për një shumë rreth 40 milionë euro.

Por shtatë vite më parë, sa ishte 15-vjeçar Firpo ka fyer publikisht në Twitter, ikonën e Barcelonës, Lionel Messi.

Junior Firpo fitoi kampionatin evropian për grupmoshat U21 me Spanjën. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Firpo këtë gjë e kishte bërë për ta ngacmuar mikun e tij më të ngushtë që ishte tifoz i madh i Barcelonës dhe Messit.

“Është diçka që nuk ka rëndësi dhe që mund ta shpjegoj pa problem. Shoku im më i mirë në atë kohë ishte tifoz i Barelonës dhe i Messit, sepse Leo është pa dyshim më i miri. Dhe unë i kam shkruar ato gjëra negative në Twitter vetëm për ta zemëruar shokun tim”, ka deklaruar Firpo për Mundo Deportivo.

Por 22-vjeçari shtatë vite më parë e kishte ofenduar edhe një vajzë të quajtur Julia, që tani është i martuar me të dhe ka një vajzë.

Junior Firpo. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

“Kanë qenë gjëra fëmijësh. Kam postuar edhe një mesazh ku kam quajtur budallaqe njëfarë Julia, që në atë kohë ishte e dashura ime dhe sot është gruaja dhe mamaja e vajzës sime. Janë gjëra që ndodhin kur je 15 vjeç, kur askush nuk të njeh dhe kur nuk arrin të mendosh se një gjë e tillë mund të ketë pasoja”, ka vazhduar Firpo.

Mbrojtësi i majtë ka kërkuar falje nëse dikush është ndier i fyer nga ato mesazhe.

“Nëse dikush është ndier i fyer nga mesazhet e mia dhe unë duhet të kërkoj falje, e bëj këtë pa asnjë problem”, vazhdoi tutje Firpo.

Junior Firpo(Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Reprezentuesi spanjoll krejt në fund ka folur për Lionel Messin, duke thënë se argjentinasi është më i miri në botë dhe se gjithmonë duhet ta fitojë Topin e Artë.

“Messi është më i miri në botë pa asnjë dyshim. E them githmonë kur flas për Topin e Artë, në fillim duhet t’ia dorëzonin Messit dhe më pas të krijohet një çmim alternativ për pjesën tjetër”, përfundoi Firpo.

Firpo ka pasur një edicion mjaftë të mirë me Betisin, ku në 24 ndeshje ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Lojtari ka një kontratë me klubin bardhegjelbër deri në vitin 2023, ndërsa ka deklaruar se për të është nder që lidhet me një kalim te Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori