LAJMI I FUNDIT:

“Diddy mbrojti veten dhe djalin”

“Diddy mbrojti veten dhe djalin”

Sean Diddy Combs ka reaguar në vetëmbrojtje gjatë incidentit që ndodhi në kampin e kolegjit të djalit të tij që çoi deri në arrestimin e reperit. Kështu ka thënë zëdhënësja e tij.

“Janë ngritur një numër padish që nuk janë të vërteta. Ajo që mund të themi është se Combs e ka mbrojtur veten dhe djalin e tij”, ka thënë Nathalie Moar që punon në Combs Enterprises.


Moguli i hip-hopit u arrestua në një kolegj të Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, pas sulmit ndaj trajnerit të ekipit, ku stërvitet djali i tij, Justin.

Policia e akuzon për sulm me ‘armë vdekjeprurëse’, mirëpo e ka lëshuar në liri pasi ai pagoi garancinë.

“Jemi të bindur se pasi të mësohet e vërteta, rasti do të hidhet poshtë”, ka shtuar zëdhënësja. /Telegrafi/