eksperti-banner

Një person ka ndërruar jetë pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:13, në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në Prishtinë.


Tutje në raport thuhet se vdekje e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/