LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në futbollin grek, presidenti i PAOK-ut hyri në fushë me armë për t’u konfrontuar me gjyqtarin

Dhuna në futbollin grek, presidenti i PAOK-ut hyri në fushë me armë për t’u konfrontuar me gjyqtarin
(Foto: Twitter)

Mediat kryesore botërore kanë raportuar për veprimin agresiv të presidentit të PAOK-ut në ndeshjen kundër AEK Athens që u zhvillua të dielën.

Ndeshja në Superligën greke u ndërpre për shkak se Ivan Savvidis hyri në fushë për t’u konfrontuar me gjyqtarin e takimit.

Në minutën e 89-të, gjyqtari e anuloi një gol të PAOK-ut për shkak të pozitës jashtë lojë dhe kjo gjë nuk i pëlqeu kreut të klubit.

(Foto: Twitter)

Sipas BBC, ai hyri në fushë duke shkuar në drejtim të gjyqtarit, shumë i nevrikosur, ndërkohë që me vete kishte edhe armë.

Presidenti i PAOK-ut u kishte kërkuar lojtarëve të tij që ta lëshonin fushën, sepse nuk i pëlqente vendimi i gjyqtarëve, ndërsa truprojat mundoheshin që ta qetësojnë.

(Foto: Twitter)

Pas këtij veprimi, lojtarët e AEK-ut u larguan nga fusha nga frika për sigurinë e tyre dhe nuk u kthyen më. Dy orë më vonë, ndeshja u ndërpre zyrtarisht.

Savvides, i cili ka lindur në Gjeorgji, është me origjinë greke dhe është një biznesmen dhe politikan i njohur.

Ai ka qenë pjesëtar i Parlamentit rus dhe ka lidhje të afërta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. /Telegrafi/

(Foto: Twitter)

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori