Observatori i futbollit CIES ka publikuar listën me dhjetë futbollistët më të vlefshëm momentalisht në botë.

Sipas observatorit CIES, lojtari më i vlefshëm momentalisht në futbollin botëror është sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Vlera aktuale e talentit francez të PSG-së është 224.4 milionë funte apo 250 milionë euro.

Mbapee, futbollisti më i vlefshëm në botë nën 21 vjet Mbapee, futbollisti më i vlefshëm në botë nën 21 vjet

Pas Mbappes vjen Mohamed Salah i Liverpoolit me vlerë prej 195.5 milionë funte apo 218 milionë euro, ndërsa treshja mbyllet me Raheem Sterling që vlen 206 milionë euro.

Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë (Foto: Getty Images/Guliver)

Vendi i katërt shkon për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, i cili edhe pse 32-vjeçar ende vlen 149.1 milionë funte apo 166 milionë euro, ndërsa pasohet nga Jadon Sancho që ka vlerë prej 158 milionë eurosh.

Sadio Mane zë vendin e gjashtë me vlerë 157 milionë, për t’u pasuar nga Harry Kane me vlerë 154 milionë euro dhe Roberto Firmino në vendin e tetë me 143 milionë euro.

Griezmann bëhet transferimi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Ronaldo dhe Pogba mbeten mbrapa tij në 'top 10' Griezmann bëhet transferimi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Ronaldo dhe Pogba mbeten mbrapa tij në 'top 10'

Pozita e nëntë i takon Antoine Griezmann me vlerë 142.8 milionë euro, ndërsa dhjetëshja mbyllet me Leroy Sane që vlen 136 milionë euro.

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, pas një kohe të gjatë nuk gjendet fare në ‘top 10’ lojtarët më të vlefshëm, për shkak edhe të moshës së tij dhe prarimit të karrierës. /Telegrafi/