LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë lojtarët më të mirë që kanë luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolas

Dhjetë lojtarët më të mirë që kanë luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolas

Një nga menaxherët më të mirë të të gjitha kohërave në botën e futbollit, Pep Guardiola shihet nga shumë si menaxheri më i mirë në Ligën Premier tani.

Një mesfushor me tipare mbrojtëse i shkëlqyeshëm gjatë ditëve të tij si lojtarë, Guardiola filloi karrierën e tij menaxheriale me Barcelona B, para se të merrte përsipër Barcelonën.

Pasi gëzoi një sukses të jashtëzakonshëm me katalunasit, ai u transferua te Bayern Munich dhe tani është trajner i skuadrës angleze, Manchester City.

Të gjitha lajmet rreth Pep Guardiolas
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Pep Guardiolas

Midis këtyre tre klubeve, Guardiola ka ushqyer dhe stërvitur lojtarë të cilët kanë arritur të bëhen më të mirët në botë në pozicionin e tyre.

Spanjolli e ka bërë atë duke fituar ndeshje dhe trofe mbi një bazë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe për këtë ai është një nga menaxherët më të kërkuar në botë.

Por, kush ishin dhjetë lojtarët më të mirë që ka drejtuar Guardiola?

Telegrafi ua sjell më poshtë listën me 10 lojtarët më të mirë që kanë luajtur nën urdhrat e trajnerit katalunas.

10.Dani Alves – Barcelona

I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të djathtë të të gjitha kohërave, trashëgimia e Dani Alves te Barcelona është vërtetuar më tej nga fakti se klubi nuk ka gjetur ende një pasardhës të denjë edhe disa vite pas largimit.

Reprezentuesi brazilian u bashkua me Barcelonën nga Sevilla në vitin 2008 për 35 milionë euro. Një mbrojtës me teknik të shkëlqyeshme, i njohur për aftësitë e tij sulmuese, Alves formoi një partneritet vdekjeprurës në anën e djathtë me Lionel Messi për Barcelonën, ​​ku rezultati i tij krijues u vlerësua shumë.

Alves bëri gati 400 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, para se të nisej për te Juventusi në vitin 2016. 37-vjeçari gjithashtu gëzoi një periudhë me Paris Saint-Germain, dhe aktualisht luan për Sao Paulo.

9.Raheem Sterling – Manchester City

Një talent i jashtëzakonshëm gjatë ditëve të tij në Queens Park Rangers, Raheem Sterling bëri emrin e tij si një adoleshent te Liverpool.

Pasi shijoi një magji të shkëlqyeshme në Merseyside, lojtari anglez përfundoi një transferim të diskutueshëm prej 64 milionë eurosh te City, duke irrituar tifozët Reds. Pas një sezoni të parë të dobët nën Manuel Pellegrinin, ardhja e Guardiolas ndryshoi fatin e Sterling.

Një sulmues krijues me ritëm, driblim dhe sy për gol, Sterling tani konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në kampionat. 25-vjeçari është i aftë të luajë në krahë ose si numër 10, dhe ka qenë një nga të preferuarit e Guardiolas.

8.David Silva – Manchester City

Kur mesfushori shumë i vlerësuar, David Silva, përfundoi një lëvizje prej 29 milionë eurosh nga Valencia te Manchester City në 2010, vetullat u ngritën.

Një dekadë më vonë, Silva vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë që ka luajtur në kampionat dhe një legjendë e Cityt tashmë. Spanjolli ishte një lojtar i rëndësishëm për Cityn para ardhjes së Guardiola, por po aq i rëndësishëm edhe nën urdhrat e spanjollit.

34-vjeçari u largua nga Etihad në fund të sezonit 2020, pasi kishte bërë gati 450 paraqitje në të gjitha garat për klubin. Pas spekulimeve që e lidhën atë me Lazion, Silva u bashkua me Real Sociedadin.

7.Philipp Lahm – Bayern Munich

I konsideruar tashmë si një nga mbrojtësit më të mirë të djathtë në futboll para ardhjes së Pep Guardiola, Lahm, arriti një nivel tjetër nën spanjollin.

36-vjeçari u shndërrua në një mesfushor nga Guardiola në një lëvizje të frymëzuar, ku shkëlqeu menjëherë. Një lojtar inteligjent me aftësi të shkëlqyera të pasimit dhe pozicionimit, Lahm u bë pika referuese e Bayern Munichut të Guardiolas, gjithashtu duke vepruar si kapiten i klubit.

Mbrojtësi i djathtë gëzoi një karrierë historike si për Bayern Munichun dhe Gjermaninë, para se të njoftojë pensionin e tij në vitin 2017.

6.Manuel Neuer – Bayern Munich

Një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Manuel Neuer ka revolucionarizuar pa dyshim rolin e portierit.

Neuer u bashkua me Bayernin nga Schalke për 30 milionë euro më 2011, dhe menjëherë u bë zgjedhja e tyre e parë. Një portier atletik, Neuer u bë i njohur për aftësinë e tij të pasimit nën Guardiolan, duke filluar shpesh sulmet; aftësia e tij për të dalë nga porta bëri që ai të cilësohet edhe si mbrojtës.

34-vjeçari është kapiten i Bavarezëve dhe Gjermanisë dhe luajti një rol kryesor pasi ekipi kohëve të fundit fitoi tripletën nën menaxherin Hansi Flick.

5.Kevin de Bruyne – Manchester City

Lojtari më i mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar, De Bruyne është bërë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

29-vjeçari ka fituar famë për krijimtarinë, pasimin, shikimin dhe krosimin e tij dhe është konsideruar nga shumë si një futbollist i kompletuar. De Bruyne drejton mesfushën për Guardiolan, me talentin e tij të jashtëzakonshëm natyror dhe aftësinë teknike që shpesh vijnë dobishëm.

Reprezentuesi belg, i cili i kushtoi Cityt 75 milionë euro nga Wolfsburg në 2015, barazoi rekordin për numrin e asistimeve në një sezon të Ligës Premier dhe më pas fitoi çmimin si lojtari më i mirë i sezonit.

4.Robert Lewandowski – Bayern Munich

I konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë në botë, Lewandowski padyshim që duhet të kishte qenë fitues i Topit të Artë këtë sezon, po të kishte qenë një i tillë.

Reprezentuesi polak u bashkua me Bayernin nga Borussia Dortmund në vitin 2014 dhe tani është parë nga shumë si një nga nënshkrimet më të mira ndonjëherë. Një golashënues jashtëzakonisht pjellor me aftësi të forta teknike dhe aftësi ajrore, Leëandoëski e ka udhëhequr mirë sulmin për bavarezët.

32-vjeçari shënoi 55 gola në vetëm 47 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke përfshirë 15 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

3.Andres Iniesta – Barcelona

Një nga lojtarët më të mirë të brezit modern, Iniesta konsiderohet të jetë një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Iniesta formoi një partneritet të klasit botëror në mesfushë me Xavin dhe Sergio Busquets, duke formuar bazën për ndërtimin e ekipit të Guardiolas te Barca.

Teknikisht i shkëlqyeshëm dhe me pasime të shkëlqyera, driblime dhe pozicionime, Iniesta ishte një mesfushor më të shkathët që kanë luajtur.

Reprezentuesi spanjoll bëri gati 700 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën e tij të dashur, duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm. Ai u largua nga klubi në 2018 dhe tani luan për Vissel Kobe në Japoni.

2.Xavin – Barcelona

Ashtu si Andres Iniesta, Xavi konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë që ka luajtur dhe një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Një ithtar i stilit “tiki-taka” të futbollit i cili do të vazhdonte të mishëronte filozofinë e Guardiolas, Xavi ishte i njohur për pasimet e tij milimetrike, si dhe krijimtarinë. Ai formoi një partneritet për t’u pasur zili së bashku me Iniesta si për Bacelonën ashtu edhe për Spanjën, dhe është një nga lojtarët më të trofeshëm ndonjëherë.

40-vjeçari bëri më shumë se 750 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën përpara se të bashkohej me Al-Sadd në vitin 2015. Pasi doli në pension në vitin 2019, Xavi u bë menaxheri i Al-Sadd po atë vit.

1.Lionel Messi – Barcelona

Padyshim që lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll është Lionel Messi.

Argjentinasi është një produkt i akademisë së famshme La Masia, dhe ka qenë lojtari kryesor i Barcelonës tash e ca kohë. Ishte nën urdhrat e Guardiolas që Messi do të bëhej lojtari që është tani, me spanjollin që ndërtoi skuadrën e tij të Barcelonës me talentet e botës rreth sulmuesit argjentinas.

Barcelona është në çrregullim tani, dhe 33-vjeçari ka njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga klubi. Manchester City i Pep Guardiola janë favoritët për nënshkrimin e tij dhe kjo nuk është për t’u habitur.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori