“Lojtari më i mirë në botë” – legjenda e Real Madridit befason me fjalët për Rodrin

Ylli i Manchester Cityt, Rodri, është pranë transferimit zyrtar te Barcelona gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Real Madridi kishte nisur negociatat me Rodrin për ta transferuar në skuadër dhe lojtari kishte pranuar t’i bashkohej ‘Los Blancos’, por gjithçka ndryshoi në mënyrë befasuese sapo Barcelona hyri në garë.
Ky zhvillim shkaktoi një valë reagimesh. Rivaliteti mes dy gjigantëve spanjollë pritet të bëhet edhe më i ashpër këtë sezon, pas asaj që ndodhi me kapitenin e Spanjës.
Legjenda e Real Madridit, Jorge Valdano, mendon se transferimi i Rodrit nuk do të ndikojë shumë në stilin e lojës së Barcelonës.

“Transferimi i Rodrit është një lëvizje strategjike për Barcelonën, pasi lojtari do t’i shtojë një prekje të veçantë gjithçkaje që propozon Flick, por te Real Madridi ai do ta kishte revolucionarizuar stilin e lojës së ekipit dhe do ta kishte përmirësuar gjithçka rreth tij”.
“Për mua, ajo që Rodri do t’i shtojë Barcelonës vlen 35 milionë euro, ndërsa ajo që Real Madridi do të humbiste për shkak të tij vlen 40 milionë euro”.
Ish-ylli argjentinas e bëri të qartë qëndrimin e tij, kalimi i Rodrit te Barcelona do ta dëmtojë Real Madridin më shumë gjatë sezonit sesa do ta përforcojë Barcelonën.
“Topi do t’u shkonte sulmuesve më shpejt dhe do t’u arrinte në mënyrë më të mirë”.
“Ky lloj ndikimi që krijohet nga lojtarët që e posedojnë topin nuk shfaqet domosdoshmërisht në numrin e golave, por më shumë në stilin e lojës. Dhe ky lojtar, pikërisht për këtë arsye, është lojtari më i mirë në botë”, përfundoi ai./Telegrafi/










































