LAJMI I FUNDIT:

Me dhjetë lojtarë dhe në disavantazh, Real Madridi arrin të shënojë fitore dhe të kalojë në çerekfinale

Me dhjetë lojtarë dhe në disavantazh, Real Madridi arrin të shënojë fitore dhe të kalojë në çerekfinale

Real Madridi ka arritur ta mposht Elchen pas kohës shtesë në kuadër të Kupës së Mbretit me rezultat 2-1.

Ndeshja prodhoi pak në pjesën e parë pasi dy skuadrat nuk rrezikuan edhe aq shumë.


Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Josan i Elches, por nuk ishte i saktë.

Në pjesën e dytë Real Madridi tentoi të rrezikojë më shumë.

I pari ishte Casemiro që kishte rast të mirë, por që nuk arriti të shënojë pasi portieri Axel Werner ishte në vend.

Pas tij rrezikoi edhe Vinicus Junior në minutën e 77-të, por pa sukses.

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte gola dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Në vazhdime gjithçka nisi keq për Real Madridin që mbetën me 10 lojtarë, kur Marcelo u largua me karton të kuq.

Në minutën e 103-të, Gonzalo Verdu i Elche arriti të shënojë për 1-0.

Por në vazhdimin e dytë iu kujtua Real Madridit se kush janë, duke filluar sulmin me dhjetë lojtarë.

Dani Ceballos gjuan në portë dhe topi devijohet nga Isco për të shënuar për 1-1.

Në minutën e 115-të, Real Madridi shënoi goli e epërsisë, kur Eden Hazard kaloi portierin për të shënuar për 2-1.

Me këtë fitore Real Madrid kalon në çerekfinale me këtë fitore të vështirë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori