LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë këshilla se si Barcelona mund ta eliminojë Juventusin (Foto/Video)

Dhjetë këshilla se si Barcelona mund ta eliminojë Juventusin (Foto/Video)

Barcelona e ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 3-0 kundër Juventusin.

Katalunasit e kanë bërë një rikthim magjik kundër Paris Saint-Germain, edhe pse ndeshjen e parë kishin humbur me rezultat 4-0.


Marca i ka renditur 10 këshilla se si skuadra e Luis Enriques mund ta përmbys rezultatin kundër njërës prej mbrojtjeve më të forta në botë,transmeton Telegrafi.

1.Faktori MSN

Lionel Messi u tregua kundër Real Sociedadit, ndërsa linja e sulmit pritet të kompletohet me Luis Suarezin dhe Neymarin. Liderët u treguan në ndeshje ndaj kampionëve francez, ku i shënuan golat dhe i dhanë asistimin Sergi Robertos.

2.Dyshja Busquets-Iniesta  

Dyshja mbrojtëse e mesfushës kundër Juventusit nuk u treguan në nivel. Javier Mascherano nuk tregoi formë të mirë dhe kishte gisht në dy gola. Kapiteni, Iniesta, gjithmonë e tregon vetën në këso ndeshjes.

3.Ter Stegen duhet ta mbajë portën e pa prekur 

Portieri gjerman e tregoi se pse Barcelona beson në të kundër PSG-së dhe këtë duhet ta bëjë edhe të mërkurën.

4.Luis Enrique: Formacioni startues 

Bosi austurian, akuzoi skuadrën e tij për ndeshjen e parë në Torino, por ai duhet të vendos se a do të luajë me katër apo tre mbrojtës.

5.Ndërprerjet

Ka kohë që Barcelona nuk ka shënuar gola nga ndërprerjet dhe këto situata në ndeshje të këtij niveli mund të vendosin shumëçka.

6.Zëvendësimet 

Duhet të shikohet edhe nga banka rezervë pasi ka lojtar si Paco Alcacer, që mund të shënojë në ndeshje të këtij lloji. Ashtu ndodhi edhe me Sergi Roberto kundër PSG-së.

7.Krahu i Dani Alves

Neymar dhe Co. duhet të punojnë më shumë në krahun e ish-bashkëlojtarit të tyre, gjë që nuk e bënë në Itali.

8.Gjyqtari, Bjorn Kuipers

Sikur të mos ishte Deniz Aytekin, Barcelona nuk do të ishte në këtë fazë, dhe vendimet e gjyqtarit mund të jenë vendimtare edhe në këtë ndeshje.

9.Camp Nou

Tifozët dinë të jenë lojtari i 12-të, sikurse që bënë me PSG-në. Atmosfera e mirë bërë që skuadra të luajë shumë më mirë.

10.Kurrë mos u dorëzo  

Kur të gjithë u menduan se Barcelona është eliminuar, tenja kurrë mos u dorëzo mori kuptim.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori